Rrëzohet kërkesa e Totozanit
për kasetat e montuara të partive

TIRANE - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rrëzoi me katër votat e anëtarëve projektvendimin “Për shqyrtimin e kërkesës së Avokatit të Popullit, për konstatimin e pavlefshmërisë apsolute të aktit administrativ të vendimit 503, datë 03.06.2013,që ka të bëjë lidhur me pranimin nga mediat të kasetave të montuara të partive politike për aktivitet gjatë fushatës zgjedhore.

Arsyetimi i KQZ ishte pikërisht fakti se nuk mund të jetë ky institucion që duhet të koniosderojë vendimin e pavlefshëm dhe ta rrëzojë atë, por duhet të jetë Kolegji Zgjedhor. Sipas administratës së KQZ duhet të ishin subjektet zgjedhore që morën pjesë në procesin zgjedhor ata që duhet të ankimonin vendimin e KQZ në Kolegj. Përsa kohë kjo gjë nuk u bë, sipas KQZ akti vijon të jetë i paankimueshëm, duke rrëzuar në këtë mënyrë rekomandimin e institucionit të Avokatit të Popullit. Ky institucion i çoi KQZ këtë kërkesë, pas shqetësimit që ngriti Unioni i Gazetarëve, i cili madje organizoi edhe një protestë. Ky vendim tërhoqi një vëmendje të madhe mediatike, ç`ka u reflektua edhe në raportet e misioneve të vëzhgimit të zgjedhjeve në vend.

Ky shkrim u botua sot në Shqiptarja.com, versioni print, dt.07.08.2013
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)



 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ndodh fenomeni i rrallë i reshjeve në formë akulli! Mos i humbisni këto pamje fantastike nga Puka

Ndodh fenomeni i rrallë i reshjeve në formë akulli! Mos i humbisni këto pamje fantastike nga Puka