Rradhë automjetesh në Merdare
6 orë për të hyrë në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në pikë-kalimin në Merdare, në hyrje për në Kosovë, është krijuar kolonë e gjatë prej rreth (2 KM), dhe pritjet zgjasin rreth 4-6 orë, varësisht prej frekuentimit të automjeteve.

Ndërsa në pikë-kalimin kufitar tek Dheu i Bardhë, në hyrje për në Kosovë, kolona është 300-400 metra dhe pritjet zgjasin rreth gjysmë ore 30–50 minuta, varësisht prej frekuentimit të automjeteve.

Policia e Kosovës ka filluar të punoj menumër të shtuar të personelit policor në pika kufitare me qëllim të aplikimit të punës së kontrollit kufitar të përshpejtuar, për ti shmangur pritjet e gjata dhe të ju mundësojë qytetarëve, bashkatdhetarëve tanë kalim më të shpejtë të kontrollit kufitar.

“Informacionet e orës 13:00 tregojnë se në Merdare (Podujevë) në hyrje për në RKS, është krijuar kolonë e gjatë prej rreth (2 KM), dhe pritjet zgjasinrreth (4-6 orë), varësisht prej frekuentimit të automjeteve. Ndërsa në pikë-kalimin kufitar tek Dheu i Bardhë (Gjilan), në hyrje për në RKS, kolona është (300-400 metra) dhe pritjet zgjasin rreth gjysmë ore (30–50 min), varësisht prej frekuentimit të automjeteve. Kurse në pikë-kalimin kufitar Mutivodë (drejtimi i fshatit Keçekollë)në hyrje për në RKS,nuk ka pritje të gjata, pritet afërsisht vetëm ( 15-20 minuta). Sa i përket dal jeve nga RKS, drejt SRB nuk pritje fare përveç pritjeve normale që zgjasinvetëm (5-10 min)”, thuhet në një komunikatë të Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës me qëllim të shmangies së pritjeve të gjata, rekomandon ata që mund të shfrytëzojnë pikë-kalime tjera kufitare ku nuk ka pritje fare, apo ka më pak pritje, t’i shfrytëzojnë ato pasi nuk ka kolona dhe pritje të gjata.

“Vlen të potencohet se nga ana e zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës, puna është duke u zhvilluar normalisht me kapacitete dhe intensitet të shtuar, mirëpo kolona-pritjet janë duke u shkaktuar si rezultat i fluksit të madh të automjeteve, kryesisht në dalje të RKS-se, si dhe procedurave që aplikohen gjatë plotësimit të dokumenteve për kalim kufitar”, thuhet në komunikatë

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Situata e zjarreve ende kritike, 29 vatra të rëna gjatë 24 orëve të fundit! 15 ende aktive, problematike ato në Tomor, Prespë dhe bjeshkët e Dibrës