Rrahmani: Rihapen kreditë e buta
për banesa në Tiranë, KRITERET

Rrahmani: Rihapen kreditë e buta<br />për banesa në Tiranë, KRITERET
TIRANË - Programi i strehimit për kredi të buta nuk është mbyllur. Pavarësisht se ka një urdhër të Ministrisë së Zhvillimit Urban për pezullimin e përkohshëm të tyre, kredit me interes të ulët do të vazhdojnë të jepen. Eva Rrahmani drejtoresh e strehimit në Shërbimin Social të Bashkisë së Tiranës thotë për “Shqiptarja.com”, se aktualisht po bëhet auditim i kredive që janë dhënë deri në 2013-n. “Ne jemi të detyruar të respektojmë një urdhër të 2013-s, që na ka dërguar Ministria e Zhvillimit Urban, urdhër i dërguar për të gjitha bashkitë e tjera të vendit.

Ky urdhër na detyron të kryejmë një auditim, se cilët kanë qenë përfituesit e programit të kredive të buta dhe a ka pasur persona të cilët nuk duhet të përfitonin. Ky program nuk është mbyllur. Është një nga programet kryesore me të cilat operon drejtoria e strehimit social”, - thotë drejtoresha e strehimit. Sipas saj pritet një urdhër i ri i Ministrisë së Zhvillimit Urban në mënyrë që të jepen kredi të buta. Rrahmani thekson se janë dy kategori parësore, emigrantët e rikthyer dhe familjet e policëve të rënë në detyrë. “Ne vazhdojmë të pranojmë dosje nga persona apo familje të cilët aplikojnë për kredi të butë, por çdo gjë do të ketë një lloj të ri kriterizimi, të cilën do e sjelli Ministria e Zhvillimit Urban. Për aq kohë sa Tirana është një bashki shumë e madhe, do të vazhdojnë të jepen kredi të buta. Ne kemi me prioritet familjet e policëve të rënë në detyrë, emigrantët e rikthyer si dhe shumë kategoria të tjera”, - thotë Eva Rrahmani.

Pikëzimi
Bashkia thotë se as ligji për kreditë  buta nuk ka ndryshuar, ku është në fuqi sistemi i pikëzimit. Ky sistem u jep pikë aplikuesve për statusin që kanë dhe aplikuesit të cilët marrin më shumë pikë, u miratohet kredi e butë nga bashkia. Interesi i kredisë së butë është 3%, disa herë më i ulët sa ai që ofrojnë sot bankat e nivelit të dytë për kredit hipotekore.

Përfituesit
Ndërkohë aplikuesit të cilët kanë marrë tashmë kredi të butë, por nuk kanë përfituar në mënyrë të drejtë do t’u hiqet statusi i kredisë me interes të ulët dhe do të kalojnë me interesat e tregut. Kjo masë pritet të merret pas përfundimit të auditimit që do tu bëhet dosjeve të përfituesve.

kredite e buta

*Shkrimi u botua ne gazeten Shqiptarja.com

Redaksia Online
(E.Ç./shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Ervin Salianji kërkon pezullimin e vendimit të Apelit që e dënoi me 1 vit burg, Gjykata e Lartë shqyrton kërkesën më 15 Tetor! Ja gjyqtari relator

Ervin Salianji kërkon pezullimin e vendimit të Apelit që e dënoi me 1 vit burg, Gjykata e Lartë shqyrton kërkesën më 15 Tetor! Ja gjyqtari relator