/ATSH/.- Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Imet Rrahmani priti sot përfaqësues të Emirateve të Bashkuara Arabe, me të cilët bisedoi për projektin e spitalit të ri kirurgjik-pediatrik që do të ndërtohet në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Ky donacion është në vlerë prej 22 milionë euro dhe dhurohet nga Lartmadhëria e saj, Sheika Fatima Bint Mubarak e Emirateve të Bashkuara Arabe.
Ministri Rrahmani ka falënderuar edhe një herë EBA për këtë kontribut të drejtpërdrejt në forcimin e shërbimeve shëndetësore për fëmijë në Kosovë, duke theksuar se një spital i tillë do të ndihmojë Ministrinë e Shëndetësisë dhe Qeverinë e vendit në realizimin e prioriteteve që lidhen me shëndetin e nënave dhe fëmijëve në Kosovë.
Ai ka falënderuar gjithashtu Presidenten Jahjaga për angazhimet në arritjen e marrëveshjes për realizimin e këtij projekti të rëndësishëm për shëndetësinë në Kosovë.
Përfaqësuesi i EBA-s, dr. Mamad Hazaabi, tha se EBA dhe Sheika Fatima Bint janë të përkushtuara në realizimin e projektit.
Në takim, këshilltari i lartë për Kualitet dhe Monitorim në Autoritetin Shëndetësor të EBA, Dirk Richter, prezantoi detaje teknike të projektit, i cili pritet të përmbyllet në dhjetor të vitit 2017, kur parashihet të nisin edhe operacionet e para në spitalin që do të ndërtohet.
Gjithashtu, delegacioni nga EBA njoftoi ministrin se EBA ka ndarë tashmë edhe një donacion ne vlerë prej 200 mijë euro për pajisje mjekësore për nevojat e institucioneve shëndetësore të Kosovës.
/Shqiptarja.com