Një konflikt i çastit, mes dy kunatave në Vlorë, përfundoi në dënimin e njërës prej kunatave me 8 muaj burg.

Pas largimit të saj, policia e shpalli në kërkim kunatën e cila është mundur që të kapet vetëm sot nga uniformat blku të policisë.

Ngjarja ka ndodhur në Vlorë, aty ku Lindita Dhoraj 34 vjeçare ushtroi dhunë fizike ndaj motrës së bashkëshortit të saj, duke treguar se dhuna në familjet shqiptare nuk është vetëm nga bashkëshrti tek gruaja, prindi ndaj fëmijës, fëmijët ndaj prindërve, por edhe nga kunatat mes njëra-tjetrës apo edhe anwtarwt e farefisit mes njwri-tjetrit.

Ky fenomen është përsëritur edhe herë të tjera mes dy kunatave ndaj dhe Gjykata e shpalli atë fajtore duke e dënuar me me 8 Muaj burg për këtë vepër penale, "Dhunë në familje".

Një tjetër rast i tillë është përsëritur në Berat, aty ku u kap dhe ndalua E.G, 37 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij B.G, 63 vjeç.

Po në Berat, policia është plotësuar kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për E.M, 21 vjeçe, pasi hallat e saj L.M, 55 vjeçe dhe A.Z, 44 vjeçe kanë ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)