Rrahu për vdekje Nikolin Stakën për një vend parkimi në Tiranë, gjykata dënon me 15 vite burg Alban Menerin

Rrahu për vdekje Nikolin Stakën për një vend parkimi në Tiranë, gjykata dënon me 15 vite burg Alban Menerin

Alban Meneri

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 15 vite burg Alban Menerin, i cili i mori jetën fqinjit të tij Nikolin Stakës, në korrik të vitit të kaluar, pasi e goditi me grushte për një vend parkimi në një lagje të Tiranës.

Ngjarja ndodhi pasditen e 30 Korrikut në rrugën “Sulejman Pitarka” në kryeqytet, ku autori fillimisht po debatonte me një parukiere për një vend parkimi, të cilin pretendonte se kishte pronë të veten.

Nga ballkoni i banesës përballë, ka ndërhyrë Nikolin Staka dhe i ka thënë: 'Çfarë bën, nuk të vjen zor që zihesh me gra', ndërsa Meneri iu kundërpërgjigj: 'Zbrit poshtë se ta tregoj unë'.

Staka ka zbritur për t'u përballur me Menerin, i cili e ka qëlluar me grushte në kokë e fytyrë dhe më pas ka ikur. Plagët e rënda i shkaktuan hemorragji dhe për pasojë ndërroi jetë në banesë, pasi nuk shkoi në spital të merrte mjekim, sepse jetonte vetëm.

Nikolin Staka nga Laçi, me profesion mësues jetonte prej një muaji në Tiranë, ku kishte marrë banesë me qira. Më herë jetonte në Belgjikë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alb: 26/06/2023 20:16

    Tirana veni i betonit dhe pa standare. Pa parkime dhe nermal se do shkatoje probleme.

    Përgjigju
  • Latif: 26/06/2023 18:13

    Turp!

    Përgjigju
  • xXx: 26/06/2023 17:55

    Hajde te mbash dhe kete ordinerin 15 vjet me buke...

    Përgjigju
  • ilir: 26/06/2023 17:24

    ky hale duhej denuar me burgim te perjetshem...

    Përgjigju
    • Dakord: 26/06/2023 20:05

      Ose në psikiatri ku ta dëndnin me gjipëra që mos bëhet më, kafsha

  • Xhorxh: 26/06/2023 16:48

    6 muaj per vrasjen e dikujt? Si ka mundesi..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë