Rrebeshe e shtrëngata në gjithë vendin, Gjoni për Report Tv: Nga mesdita e së shtunës ikin reshjet, por ulen temperaturat

Vendi ynë është përfshirë nga reshje shiu, të cilat do të vijojnë deri në mesditën e së shtunës. Specialistja e IGJEUM, Anira Gjoni për Report Tv shpjegoi situatën meteorologjike, ndërsa tha se në të gjitha qarqet reshjet do të jenë në formën e rrebesheve shoqëruar më shtrëngata.

Për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Gjoni thotë se reshjet mund të sjellin edhe problematika.

"Për ditën e sotme do të vijojnë reshjet në formën e shiut pothuajse në të gjitha qarqet përgjatë gjithë ditës. Në veri, Shkodra, Kukësi, Dibra dhe Lezha reshjet pritet të jenë intensive dhe lokalisht shumë intensive. Në Tiranë dhe Elbasan presim reshje intensive. Në qarqet e tjera do të jenë reshje mestarë dhe lokalisht shkojnë deri në shumë intensive.

Në të gjithë qarqet reshjet do të jenë në formën e rrebesheve shoqëruar më shtrëngata. Duhet vënë theksi, se përgjatë ditës së sotme dhe nesër mund të shfaqen problematika sa i përket vërshimeve të shpejta të lumenjve të vegjël malor, si edhe problematika në qendra urbane. Kjo sigurisht në varësi të kanalizimeve", tha Gjoni në Report Tv. 

Nga mëngjesi i së shtunës presim një rënie të temperaturave.

“Temperatura të ulëta, të cilat do të shënojnë rënie sa i përket mëngjesit të së shtunës. Në bregdet minimalet 4 dhe maksimale 15, në zonat e ulëta minimalet në 0 gradë dhe maksimalet 13, ndërsa në zonat malore minimalet -3 dhe maksimalet në 7 gradë. Për ditën e dielë presim të kemi sërish rënie të temperaturave me 1 ose 2 gradë dhe do të na shoqërojnë temperatura të ftohta”, vijoi Gjoni.  

Reshjet e shiut largohen mesditën e së shtunës dhe të dielën e gjatë javës në vijim s’do të ketë shi, por Gjoni thotë se do ulen temperaturat.

“Nesër reshjet do të jenë të dobëta deri në mesditë, dhe më pas do të kemi ndërprerjen e tyre në të gjitha qarqet. Vjen përmirësim i situatës të shtunën, të dielën dhe të hënën s’do të kemi reshje. Ndërprerja e reshjeve shoqërohet me rënien e temperaturave, si në vlerat miminale të natës edhe vlerat maksimale gjatë ditës. Në fillim javë presim temperatura të ulëta, por s’do të kemi reshje”, tha Gjoni në Report Tv.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?