“Për mua rëndësi ka vetëm muzika” kështu shprehet këngëtarja nga Kosova Dua Lipa gjatë një interviste për median italiane.
Këngëtarja e cila ka shitur më shumë se 40 milionë kopje të këngëve “Be the one” “Hotter than Hell” në qershor pritet të publikojë albumin e saj të parë. Gjatë intervistës ajo shprehet se nuk ka shumë rëndësi bukuria por vetëm muzika.
Dua është rritur në një familje muzikantësh cka ka ndikuar edhe në formimin e saj duke i shtuar pasionin për muzikën dhe sot është një nga artistet më të dashura të momentit jo vetëm për muzikën por edhe për interpretimin e saj origjinal.
Pak ditë më parë këngëtarja zhvilloi një koncert të suksesshëm në Milano.
Shpesh herë ajo merr edhe vëmendjen e kopertinave të revistave, por nuk kjo është shumë e rëndësishme për të.
“Është emocionuese e gjithë kjo vëmendje,por përpiqem të mos i jap shumë rëndësi” shprehet Dua.
Nelly Furtado dhe Pink janë dy nga këngëtaret të cilat kanë frymëzuar artisten. “Janë dy artiste fantastike të cilat i dua edhe sot. Kur isha e vogël thoja shpesh se doja të bëhesha si ato” shton artistja.
Këngëtarja është edhe tekstshkruese e këngëve të saj dhe rrëfen se është pikërisht jeta e saj frymëzimi.
Ndërsa pyetjes ‘Nuk ke frikë se bukuria jote e vendos në plan të dytë zërin? Këngëtarja përgjigjet:
“Muzika është gjëja më e rëndësishme, e vetma gjë që më intereson. Besoj se nëse këngët janë të mira, imazhi do të jetë në komponent shtesë i figurës sime. Unë nuk kam qëllim të ndryshoj për të tërhequr vëmendjen, një gjë të tillë e bëj me zërin tim.”
Duket se këngëtarja është gati të publikojë albumin e ri në qershor duke patur besim në vetvete dhe në potencialin e saj.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com