Rrëfehet ish-truproja i Jolie dhe Pitt: 
Isha si një baba për fëmijët e tyre

Rrëfehet ish-truproja i Jolie dhe Pitt: <br />Isha si një baba për fëmijët e tyre
‘’Angelina Jolie dhe Brad Pitt jetonin me frikën se 6 fëmijët e tyre mund të rrëmbeheshin’’ kështu është shprehur ish-truproja i tyre për ‘’The Sun’’.

Mark Billingham, ish-ushtar i ushtrisë britanike, ka treguar frikën dhe fiksimin e ish-çiftit Pitt-Jolie ndaj përndjekësve të mundshëm dhe se ata ishin të shqetësuar për sigurinë e fëmijëve të tyre.
 
“Jetojnë në frikë të madhe, për faktin që 6 fëmijët e tyre mund të rrëmbehen nga dikush për para”, -ka shpjeguar njeriu që ka mbrojtur familjen për një vit e gjysmë.

Billingham ishte një ndër njerëzit më të afërt të ish-çiftit më të famshëm të Hollywood-it. Ai është shprehur se ishte si një baba për fëmijët e Jolie dhe Pitt. 



Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com

1/2
  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital