Rrëfehet miku i ngushtë i Azem Hajdarit, Meçe në 'Repolitix': Azemi s'e dinte që në makinë ishte Fatmir Haklaj, pasi s'do shkonte me pistoletë! Berisha dirigjoi skemën, e dinte që ishte ai shënjestra

Vrasja e deputetit demokrat Azem Hajdari në 12 shtator 1998 vijon të mbetet edhe sot e mbushur me mister. Pas 22 vjetësh flet për herë të parë miku i tij i ngushtë Arben Meçe rrëfehet për emisionin "Repolitix" në Report Tv se kush janë sipas tij arsyet e ekzekutimit të Azem Hajdarit. Meçe shprehet se vrasja e Azem Hajdarit ishte e paralajmëruar, por që sërish ai nuk ruhet dhe lëvizte i shkujdesur dhe pa u ruajtura. Ardhja e Fatmir Haklaj natën e 12 shtatorit në selinë blu për Meçen nuk ishte për Azem Hajdarin por për Berishën. Pra sipas tij qëllim i ekzekutimit ishte Sali Berisha, pasi Azem Hajdari ishte në besë me ta dhe sipas kanunit ishte i mbrojtur. Meçe sqaron se Azemi nuk ishte në PD atë ditë, por në Lushnje dhe ai u thirr për të realizuar skenarin e trazirave që ndodhën më pas më 14 shtator dhe u përdor nga Berisha.  Arben Meçe shprehet se në atë kohë zërat që qarkullonin për këtë organizim që do të shpërthente më vonë në Tiarën dy ishin objektivat kryesore, Pjetër Arboni dhe Azem Hajdari, por Arbnori u tërhoq dhe objektiv ngeli Hajdari. Sipas Meçes kjo skemë organizimi ishte bërë nga nivelet më të larta të PD-së që do të shfrytëzohej më pas politikisht.

"Sipas informacioneve që i kisha të sakta brenda këtij organizmi dy ishin objektivat kryesore Pjetër Arbnori dhe Azem Hajdari.  Arbnori ishte larguar, kurse Azemi lëvizte i vetëm i pa shqetësuar dhe e kam paralajmëruar gjithmonë të ruhej, por ai rrinte gjithë kohës i vetëm. Ata persona që skenarizonin këtë ngjarje ishin ata që kishin lidhje me organizmin në Shkodër, dhe kjo vinte nga nivelet më të larta të PD", tha Meçe.

Arben Meçe beson se Azem Hajdri nuk e dinte që në makinë parë selisë blu ishte Fatmir Haklaj pasi në të kundërt nuk do të kishte shkuar me pistoletë. Ai sqaron se Hajdari dhe Haklajt ishin në besë dhe se Azemi nuk kishte pse shkonte i armatosur. Për më tepër nëse do të ndihej i kërcënuar nga ata edhe po ta dinte nuk do të paraqitej vetëm më një pistoletë. Për të ishte Berisha ai që dirigjoi të gjithë këtë situatë brenda selisë blu, pasi e dinte që shënjestra e Fatmir Haklajt ishte ai vetë.

"Azemi ishte në Lushnje dhe erdhi direkt në selinë blu dhe më pas iu bë dhuratë këtyre. Ka dy pista pse Azemi iku tek makina? Ai nuk e dinte që ishte Fatmir Halkaj aty pasi po ta dinte nuk do shkonte me pistoletë pasi ishin në besë mes tyre dhe ishte çudi e madhe të shkonte i armatosur. Ose pista e dytë është se nëse Azemi do të ndihej i kërcënua pse do të shkonte para grupit të tmerrshëm të Tropojës vetëm me një pistoletë? Azemi ishte i rrëmbyer por kurrë budalla. Ai e dinte që diçka do i ndodhte por jo në selinë blu, aty ndihej i mbrojtur. Koka tjetër për Haklajt ishte Berisha", tha Meçe.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:47
Meçe: Hajdari ishte në besë me Haklajt! Një ditë para vrasjes, Berisha çoi Izet Haxhinë te Fatmiri, i dha informacion që theu këtë besë

Armiqësia mes Haklajve dhe Berishës dihet dhe për Meçen vrasja e  Shkëlqim Haklajt, ku përveçse ata akuzonin Berishën akuzuan ehde Azemin, por ai u tha se kishte një kasetë ku tregonte autorin, që ishte zëri i Berishës që e donte atë gjallë a vdekur në Tiranë. Për këtë Azemi që të hiqte barrën nga vetja e tij, zhvilloi një takim me babanë e Haklajve, Muharremin më 2 shtator dhe ata së bashku kishin një pakt bese dhe nëse do e prishin fillimisht duhet ta shpallnin prishjen e saj sipas kanunit.

"Midis Haklajve dhe Berishës jo vetëm kishte armiqësi por mes tyre u fut edhe vrasja e Shkëlqim Haklajt. Por më pas çështja u ringjall dhe në lojë u fut edhe Azemi. Ai për të hequr barrën nga vetja e tij zhvilloi një takim në selinë blu më 2 shtator me babanë e Haklajve, Muharremin. Azemi i ka thënë se ai nuk ka dorë dhe i ka treguar kasetën se kush kishte lidhjen. Fatmiri kishte dyshimet tek te dy edhe tek Azemi dhe të Berisha për vrasjen. Për të hequr këtë ngarkesë Azemi bën këtë takim me babanë e Haklajve. E gjithë kjo bisedë është marrë vesh pasi selia blu përgjohej. Nga kjo bisedë ishte një besëdhënie mes palëve", tha Meçe

Por për Meçen thyerja e kësaj bese mund të ishte bërë pas informacionit që Izet Haxhia, personi më i besuar i Sali Berishës i kishte dhënë Fatmir Haklajt një ditë para vrasjes. Meçe shprehet se pikërisht ky informacion të cilin Haxhia duhet ta thotë para grupit hetues ka bërë qe Fatmiri të thyente besën dhe të vriste Hajdarin në selinë blu.

"Një ditë para ngjarjes Izet Haxhia i ka dhënë Haklajve shumë informacione. Haklajt goditën Azemin jo se kishte pistoletë por se kishin një informacion që thyente besën mes tyre dhe se kush është ky informacion Izeti duhet të flasë në gjyq. Izeti thotë se skam dorë në vrasjen e Hajdarit, por ka dore në informacionin e dhënë. Këtë duhet ta nxjerrë hetimi. Informacioni i dhënë ka nxjerrë sërish zbuluar Azemin, por jo se ata nuk donin kokën e Berishës, ata i donin të dy. Dirigjenti e dinte mirë informacionin dhe prandaj e shpuri Azemin aty", tha Meçe.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Babà jam: 10/10/2020 20:20

    Per mendimin tim Haklajt i futi ne kurth Fatos Klosi me komunistet e tjere sepse donin pushtetin e humbur ate pushtet qe e mbajten per 45 vjet me pushkatime,interni me,perdhunime dhe varje ne litar

    Përgjigju
  • Ganiu: 08/10/2020 23:52

    Berisha nuk esht shquar si nje burr shteti i zoti Por i zoti per zbatime skenaresh. Azemi esht nje emer qe i shtohet listes se zhdukjeve te kurdisura nga Berisha te cillat mund te jene me ngaterrim palesh, te gjetur pa shenja jete perdhe apo semundje te papritura.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë