‘Rrëfimet e kohës’ tek ‘Eksperimentali’! Greta Pllana në galeri ‘NAAN’! Tek ‘Kalo’ ekspozitë pikture dedikuar personave me aftësi të veçanta

 

1.     Përrallat tradicionale shqiptare e ato austriake, me konceptin e artistes Anna Possarnig përcjellin mesazhe përmes shfaqjes së dancit “Rrëfimet e kohës”, këtë mbrëmje në orën 20.00 në Teatrin Eksperimental në Tiranë.

2.     Vijon sot në Akademinë e Shkencave dita e tretë e Panairit Mbarëkombëtar të librit akademik e shkencor, që mbahet në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

3.     Fillon këtë mbrëmje në orën 18.00 në Qendrën për Hapje e Dialog në Kryeministri “COD ACT” me Ema Andrean dhe të ftuar aktorin Dritan Boriçi që sjell poezitë e poetit italian Alessandro Bariço.

4.     Drama e nobelistit gjerman Gerhart Hauptman rikthehet nga sot deri të dielën në orën 19.00 në teatrin “Metropol”  me regji të Andia Xhungas dhe Indrit Çobanit dhe një kast të përzgjedhur aktorësh.

5.     Humor dhe romancë, vijon sot në orën 19.00 në teatrin “Bylis” në Fier shfaqja “Zbulimi” nga John Mçann, me regji të Salsano Rrapit, që interpreton në skenë me partneren Erjona Kakeli dhe aktoren Flobensa Bezat.

6.     Komedia e Dario Fo “Martesë me kushte” me regji të Altin Bashës, dhe interpretim të dyshes Olta Daku dhe Gazmend Gjoka shfaqet nga sot në orën 19.00 për katër net radhazi në teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

7.     Çelet këtë mbrëje në orën 19.00 në “Galerinë 70” në Tiranë ekspozita “Spectaculum II” nga artisti Jon Kraja.

8.     Ekspozita vetjake  e Greta Pllanas “Cut me to pieces” ngre siparin këtë mbrëmje në orën 18.00 në galerinë “NAAN” në Tiranë.

9.     Aktrim, balet e muzikë, gjimnazistët e Korçës vijojnë këtë mbrëmje në orën 18.00 në teatrin “Andon Zako Çajupi”, të dhurojnë spektakël në kuaadër të programit “Rin Shoë”.

10. Dedikuar personave me aftësi të veçanta çelet sot në orën 17.00 në galerinë “Kalo” në Tiranë ekspozitë pikture me të rinj të talentuar, e kuruar nga Endri Beqo dhe Delina Zuna.

A.D/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE