KURBIN - Është vetëdorëzuar në komisariatin e Kurbinit, Maringlen Përgjini, 26-vjeçari i akuzuar për vrasjen e Martin Shtjefnit dhe plagosjen e Ergys Nikës në një lokal në rrugën Zejmen-Shënkoll më 10 janar 2013. Përgjini u vetëdorëzua duke u filmuar ekskluzivisht nga kamera e televizionit A1Report. Në kërkim prej dy javësh, 26-vjeçari vendosi të dorëzohet në polici me besimin se do të vendoset drejtësia. A1Report, përmes pamjeve ekskluzive tregon momentin kur Përgjini i drejtohet komisariatit të Kurbinit.
A1Report disponon gjithashtu rrëfimin e 26-vjeçarit para momentin të dorëzimit në komisariat. "Tani do i drejtohem Komisariatit të Kurbinit të Laçit për t'u vetëdorëzuar, sepse në bazë të fjalëve të njerëzve nuk shkoj me u dorëzu se janë manipuluar gjërat", rrëfen Maringlen Përgjini, ndërsa vijon: "Do të vetëdorëzohem sepse nuk jam unë ai që e ka kryer vrasjen".
Ndërkohë nëna e Mariglenit, Prena Përgjini ka deklaruar se familja e saj është kërcënuar nga familja Nika, një natë pasi Marigleni hoqi përgjegjësinë e tij në media për vrasjen e Martin Shtjefnit dhe akuzoi drejtpërdrejtë Ergys Nikën për këtë krim.
Përgjini nuk ka pranuar të flasë pa praninë e avokatit mbrojtës, ndërkohë që aktualisht gjendet në dhomat e paraburgimit të policisë dhe pritet të dërgohet në komisariatit të policisë Lezhë për t’u marrë në pyetje.
VIDEO EKSKLUZIVE TV A1REPORT/ RREFIMI I PERGJINIT DHE MOMENTI I VETEDOREZIMIT
/Shqiptarja.com