Pas një udhëtimi prej më shumë se 3 orë e gjysmë nga Shkodra në drejtim të fshatiti Kasnec arrijmë kullën e fisit Qukaj. Në shtëpi na pret Ketrina Qukaj, ajo është bashkëshortja e viktimës Kolë Qukaj dhe gjyshja e viktimës 17 vjeçare Marije Qukaj.
Na pret në oborrin e kullës së saj dhe na fton lart në shtëpi. I kërkojmë leje për të na prezantuar me fuqiplotin e shtëpisë, por na thotë se në shtëpi ndodheshin vetëm gratë e familjes Qukaj. Në fakt kjo nuk ishte e vërtetë, por zakoni i familjeve në gjakësi e do që burrat që rrezikohen nga hakmarrja të mos dalin e të presin të panjohurit për shkak të ndonjë atentati. Në kullën e Qukajve ishte dhe një nga djemtë e Ketrinës, më i vogli, Lazër Qukaj. Xhaxhai i Marije Qukajt, të vrarë barbarisht në arrën e gjyshit të saj ishte aty. Ai hyri më vonë në odë, i sigurt dhe i prerë në fjalët e tij. Sëbashku me të ëmën nisën të bisedonin me ne, por me një kusht të panegociueshëm, do të rrëfenin vetëm detaje të ngjarjes së ndodhur, por çështja e hasmërisë do të mbetej tabu. Të marrësh informacione dhe detaje në lidhje me çështjen e hasmërisë në një familje të Dukagjinit është e pamundur, e pamundur dhe për prokurorë të shtetit dhe hetues të policisë, çështjet dhe problemet e familjes zgjidhen me kanun, të gjithë të tjerët le të shikojnë punët e tyre. E megjithatë Katrina Qukaj, 70 vjeçarja nënë e 13 fëmijëve, 10 vajza e 3 djem nisi të rrëfejë me ne, momentet e fundit të Marije Qukajt, mbesës së saj.
Çfarë ndodhi ekzaktësisht në arrën e kullës tuaj?
Mbeti i vrarë bashkëshorti im 72 vjeçar Kolë Qukaj dhe mbesa ime, vajza e djalit tim, Marije Qukaj. Të vrarë nga pas shpine nga pas gardhit nga persona që ne nuk i dijmë se kush janë.
Përse ndodhej Marija në kullën tuaj?
Djali im Tomë Qukaj, babai i Marijes jeton poshtë në Shkodër, në Vrakë. Djali im që jeton këtu në Kasnec nuk del të punojë tokën për shkak të frikës nga hasmëria pasi një i afërmi ynë, nipi i bashkëshortit tim pati problem në vitin 2010. Ndaj Marija ka ardhur të ndihmonte gjyshin. Nuk kishte ardh për me ndejt normalisht, por me detyrë të posaçme, për të ndihmuar xhaxhanë e saj që s'mund të punonte në arë, ajo nisi të punonte me hallat dhe kushërirat e saj në arrë si dhe me gjyshin e saj.
Sa vetë ndodheshin në arrë atë ditë?
Ndodheshin gjithsej 9 vetë. Edhe dy nipër të mi në moshë 5-6 vjeç që po loznin. Të gjithë kanë qenë në arë duke punuar ndërsa vrasësit u kanë dalë nga pas gardhit nga pas shpine dhe kanë goditur. Vrasësit nuk i dijmë kush janë, nuk e dijmë se kush janë në këto momente. Kaq mund t'ju them.
(Shkrimi u botua në numrin e sotëm të Shqiptarja.com)
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com