Rrëfimi i artistes Miranda Deliallisi, si pianiste nga Tirana në Paris (VIDEO)

Pianistja shqiptare Miranda Deliallisi rikthehet tek rrënjët. Ndonëse, e larguar 27 vite më parë nga Shqipëria, artistja kujton edhe sot takimet e para më pianon. E shtyrë nga familja edhe e mbështetur nga profesoresha Vasilika Petrela Papakristo, e cila i ka injektuar dëshirën edhe vullnetin për të vazhduar këtë udhëtim artistik, pianistja rrëfen për kamerën e “ReportTV”, se si vështirësitë e regjimit komunist i kthehu në forcë dhe kreativitet artistik gjatë koncerteve të pianos nëpër Europë.

Gjatë vitit të dytë të Universitetit të Arteve në Tiranë mori pjesë në konkursin e parë ndërkombëtar, ku për herë të parë artistët shqiptarë u ballafaquan me artistë të huaj, fillimisht në Itali edhe më pas në Francë. Sot Miranda Deliallisi jo vetëm luan repertor klasik nga Bach, Beethoven, por edhe ka regjistruar një CD me pjesë të tyre.

Si ka lindur kontakti i parë me pianon? Kush e ka evidentuar talentin tuaj?

Dëshira për pianon ka ardhur e shtyrë nga familja, babi veçanërisht edhe profesoresha ime e përherët, Vasilika Petrela Papakristo, me të cilën kam hedh bazat e pianos, edhe më ka dhënë dëshirën edhe vullnetin për arritjen e rezultateve, edhe më tej ka vijuar Liceun Artistik me profesorë të tjerë, edhe Akademinë e Arteve me profesoreshë Anita Tartarin.

Keni qenë në vitin e dytë të Akademisë së Arteve, kur për herë të parë u krijua mundësia e një konkursi. Çfarë ndodhi?

Viti i dytë i Arteve për mua ishte një kthesë, një mundësi që u krijua për një konkurs, i pari ndërkombëtar asokohe, pasi vetëm kombëtare kishte pasur. Ky për mua ishte një ballafaqim me artistët e  tjerë. Edhe kështu krijova kontaktet bazë për udhëtimin që do të ndiqja nga Italia, në Paris.

Si ishte ballafaqimi me një tjetër akademi arti, me një tjetër shkollë, ku ju do të vijonit studimet?

Të them të drejtën, baza e shkollës shqiptare ka qenë një nga më perfektët e të gjithë Europës së Lindjes me një bazë shumë të mirë artistike edhe teknike. Kur kam arritur në Paris doja që të shikoja njerëz të tjerë që interpretonin, të lexoja më shumë autorë të njohur francez edhe të shikoja botën me një sy tjetër. Kjo anë më ndihmoi që të zhvillohesha më shumë nga ana artistike. Franca jep gjithnjë mundësi, unë jam akoma në proces vazhdimi, s’mund të them se kam marrë gjithçka, pasi brezat gjenerojnë edhe gjithçka duket si e re. Ende ka një emergjencë artistike në Paris. Pas studimeve nisa që të filloj një karrierë artistike midis koncerteve, regjistrimeve të disqeve, ballafaqimit në konkurse etj. Kjo më bëri që t’i bëja vetes pyetjen se ku do të shkojë më tej ky udhëtim i imi me pianon? Cilët ishin kompozitorët që doja të luaja? Pashë që Bach më ka dhënë një bazë në jetë, në anën polifonike, emocionale etj.  

Intervista e plotë

 

Çfarë është pianoja sot për juve?

Është një mënyrë shprehje e botës sime artistike. E kaluara jonë, në përgjithësi e artistëve shqiptarë bën që tek disa njerëz të kthehet në forcë. Edhe kjo ka bërë që pianoja të ishte diçka që mua më drejtonte në jetë, edhe të jem e sinqertë pianoja ka drejtuar jetën time edhe jo e kundërta.

Çfarë gjen në Shqipëri nga ajo që keni lënë?

Shumë gjëra kanë ndryshuar, nga pak e nga pak nuk e njoh më. Kjo është mëse normale, se është procesi i transformimit dhe i tranzicionit. Por unë ndihem në shtëpinë time, sido që të jetë.

Marrëdhënien me gjuhën shqipe si i keni ruajtur?

Vazhdoj që të lexoj edhe të informohem me autorët edhe përkthimet e fundit që janë në shqip, si Kadare, Kongoli, Aliçka etj. Në këtë mënyrë mbaj edhe ruaj gjuhën.

Keni menduar që të bëni një koncert në Shqipëri?

Mendoj që të bëj diçka së shpejti. Me artistë shqiptarë nuk kam pasur shumë bashkëpunime, shpresoj në të ardhmen të kem, por në Paris i kam ndjekur.

Si është marrëdhënia juaj me pjesët shqiptare?

Është e vërtitet që unë jam shkëputur nga repertori shqiptar, se doja që të merrja gjithçka që nuk gjeja në Shqipëri në Paris, por tani duhet që tur rikthehem se jo vetëm është e domosdoshme, por edhe për t’i nderuar.

E keni menduar ndonjëherë se si do të ishte jeta juaj në Shqipëri?

Në të vërtetë unë nuk kthehem asnjëherë pas. Erdhi kështu edhe e mora kështu jetën, rëndësi ka që gjendem mirë atje ku jam.

Dhe së fundmi, çfarë merr me vete nga Shqipëria kur largohesh?

Nga ana shpirtërore merr gëzimin, trishtimin, larmishmërin, këto i marrë gjithmonë me vete, sepse prindërit jetojnë këtu, prandaj edhe një pjesë e zemrës sime jeton këtu.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS