TIRANE - Në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com” mjeku i Enver Hoxhës, ish-diktatorit komunist, Sabit Brokaj shprehet i shokuar nga shpenzimet marramendëse të qeveritarëve të sotëm për vilat e tyre qeveritare, të cilat janë të pajisura me pishina, sauna dhe mjete të tjera luksi.
Ai thotë se shpenzimet për trajtimin e politikanëve të sotëm me ata të sistemit të kaluar nuk kanë të krahasuar. "Atëherë kishte investime modeste, ndërsa sot bëhet fjalë për miliona"- thotë Brokaj gjatë intervistës.
Intervistën e plotë e gjeni sot në gazetën Shqiptarja.com LEXO GAZETEN
Gazeta Shqiptarja.com zbuloi dje detajet e rezidencës qeveritare numër 1 në Vlorë. Një pallat tre katësh, në afërsi të tunelit të Vlorës për kastën në pushtet për të kaluar fundjavat, mes argëtimit, komfortit dhe një jete sheikësh. Rezidenca kushton rreth 500 milionë lekë dhe do t’i shërbejë qeverisë dhe veçanërisht kryeministrit me saunë, pishinë, dimërore dhe të jashtme, dhjetra tualete, dhoma gjumi me krevatë mbretërorë dhe lukse në çdo kënd për pushim, mbledhje, apo dëfrim.

(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Fukarallëk dhe maskarallëk- Nga A. Rrozhani