Rrëfimi i Edi Ramës: Përvoja
 ime familjare me kancerin

Rrëfimi i Edi Ramës: Përvoja<br /> ime familjare me kancerin
Nga Kongresi Ndërkombëtar i Onkologjisë, i cili po zhvillon punimet në Tiranë, Kryeministri Edi Rama ka ndarë me të pranishmit, eksperiencën e tij familjare me sëmundjen e kancerit. 

Rama tregoi momentin kur 11 vite më parë, ai mësoi se djali i tij, Gregori, në moshë minore, ishte diagnostikuar me sëmundjen e rëndë.

"Unë kam pasur një përvojë personale me kancerin dhe saktësisht, 11 vite më parë, më duhej të luftoja me një realitet tej mase të keq që u krijua për mua dhe familjen time, pasi mu desh të dija që djali im ishte i sëmurë me kancer. Dhe, mësimet që nxora nga kjo përvojë transformuese ishte e madhe në shumë aspekte. Por, një nga gjërat që mu desh të provoja në lëkurën time kishte një ndryshim të madh në atë që vetëdija bën, kur kemi të bëjmë me kancerin, një dallim që shtrihet nëpër të gjitha vendet, kur kemi të bëjmë për vendet dhe vendet nuk dallojnë duke u bazuar në atë që kanë, por më shumë në atë që dinë dhe sa më shumë të dinë aq më të mirë janë", u shpreh kryeministri Rama. 

Kreu i qeverisë e cilësoi Kongresin e Onkologjisë si një ngjarje të veçantë, ndërsa u shpreh se qeveria do vijojë reformat në fushën e shëndetësisë, për të shërbim shëndetësor sa më të mirë dhe sa më të barabartë për qytetarët shqiptarë. “Kongresi i Onkologjisë është një ngjarje e veçantë. Kemi investuar për shërbimet shëndetësore. Po luftojmë problemet që trashëguam”, tha ai.

Duke folur për reformat në shëndetësi, Rama u ndal konkretisht te check up-i falas për qytetarët dhe Hemodializa. Ai theksoi se check up-i është një mënyrë e mirë për të parandaluar sëmundjet, ndër to edhe sëmundje të rënda. 

Ndalimi i duhanit në ambientet publike, sipas kryeministrit Rama, është gjithashtu një sukses më vete, duke bërë realitet atë që deri tre vite më parë ishte e paimagjinueshme.   

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)