"Thuaje”, projekti më i fundit i moderatores së njohur Luana Vjollca ka pasur shumë mbështetje dhe është duartrokitur nga publiku.

Qëllimi i projektit të moderatores është që të ndërgjegjësojë dhe ngrejë zërin për të gjitha gratë që abuzohen, përndiqen, dhunohen apo ngacmohen seksualisht nga meshkujt.

Moderatorja ka rrëfyer eksperiencën e saj personale që askush s’e kishte ditur deri më sot, pasi ky rast nuk ishte bërë publik.

Luana u shpreh se për 15 vite e kanë përndjekur 5 persona, madje la të kuptohej se njëri prej tyre ka tentuar të abuzojë seksualisht. Fatmirësisht moderatorja ka arritur të largohet në kohë dhe të shpëtojë.

Së fundmi, Luana njoftoi se ditën e sotme do të publikonte këngën e saj të re “A më ra”, këngë kjo që për moderatoren ka një vend tepër të veçantë në zemrën e këngëtares.

Por, sot Luana nëpërmjet një postimi në InstaStory ka njoftuar se kënga e saj nuk do të publikohet tani afër pasi e ka të vështirë dhe i duhet më tepër kohë.

“Sa vështirë… nuk po mundem ta publikoj rrëfimin dhe këngën “A më ra”… i përket shpirtit tim. Më falni kam nevojë për më shumë kohë”, shkruan Luana.