Sot është 43 vjeçe, por nuk mund ta harrojë kurrë monumentin e parë kur vendosi të tymoste një cigare hashashi. Dhe që atëherë gjithçka i “rrëshkiti nën këmbë”. Mira ka mundur të largohet nga bota e errët e drogës falë terapisë me metadon, të cilën e merr që prej 7 vitesh. Por nuk harron se për të siguruar paratë për të blerë një dozë kokainë, i është dashur të prostituojë, ta fshehë atë në xhepat e rrobave të vajzës së saj 3–vjeçare, së cilës kuriozitetit të saj i përgjigjej “janë ilaçet e mamit”. Sot ajo është një tjetër njeri. Ka një punë dhe një shtëpi ku të fusë kokën. Në një intervistë të gjatë për Shqiptarja.com, Mira na tregon kalvarin e 18 viteve nën pushtetin e drogës.

Si quheni dhe sa vjeçe jeni?
Jam 43 vjeçe dhe quhem Mira.

Cili është momenti që ju keni tentuar të provonit drogën?
Isha në një situatë shumë të vështirë... prindërit nuk kishin shumë që më kishin vdekur, vëllezërit shitën shtëpinë dhe unë nuk kisha ku të rrija. U përplasa rrugëve si shumë të tjerë që rrinin aty, shikoja që e tymosnin shpesh e më pas kalonin në gjumë të gjatë e të thellë. Ndërsa unë nuk mund të flija, çdo sekondë mendoja për vajzën time, se nuk kisha ku të rrija, nuk kisha më çfarë të ushqehesha. Në këtë presion psikologjik unë e provova, prej aty fillova shpesh e më shpesh derisa u bëra varëse e saj.

Pra, ju nuk keni qenë e detyruar për ta përdorur?
Jo, nuk kam qenë e detyruar. Njerëzit që më rrethonin me thanë të mos e provoja, por unë nuk i dëgjova. Fillova nga më e lehta duke e pirë me cigare e më pas i provova të gjitha deri tek shiringa.

A e dinit ju se çfarë ishte droga? Kishit dëgjuar më parë për të?
Nuk kisha asnjë informacion, unë u bëra pjesë e një grupi që e përdorte drogën. Aty fillova dhe unë...aty pa ditur asgjë. Edhe ata që e përdornin nuk e dinin çfarë ishte. Ata bëheshin vartës të saj dhe nuk shkëputeshin dot.

Në grupin me të cilin rrinit kishte edhe femra të tjera?
Po kishte shumë të tjera dhe jo vetëm rome, nga të gjitha moshat. Në atë grup çfarë s’më kanë parë sytë. Shumë vetë nuk kishin mundësi ta mernin për 2 ose 3 ditë , e ndërsa e mernin pas kësaj shkëputje kalonin në mbidozë. Trupi i tyre nuk i rezistonte dot, kështu kanë vdekur shumë njerëz. Ne jemi të paragjykuar jo vetëm nga njerëzit e thjeshtë, por dhe nga policët. Ata ushtrojnë dhunë mbi shumë persona dhe shumë të tillë i çonin edhe në komisariate. Nuk më ka qëlluar asnjëherë që të shkoja në komisariat edhe pse isha për shumë vite përdoruese e drogës dhe endesha rrugëve.

Po të ardhurat për të blerë sasinë e drogës si i siguronit?
Ne që jemi përdorues droge jemi të paragjykuar, as nuk na ndihmojnë kur vërtet kemi nevojë dhe asnjëherë nuk na jepet mundësia e punësimit. Kështu që shumë mund të vjedhin, unë këtë gjë nuk e bëja dot. U detyrova të shes veten time, si e si të merja të zezën drogë. Këtë gjë bëja, sepse nuk mund të rrija pa e pirë, nuk mund të durosh më shumë se një ditë. Tashmë kemi terapinë e Metadonit edhe pse nuk është mirë se kam 7 vite që e marë, të paktën është më mirë se të përdorësh drogë.

Kush jua jepte drogën?
Persona të ndryshëm, nuk ishte vetëm një individ që e sillte. Kishte aq shumë sa nuk ua mbaje mend fytyrën. E sillnin në mënyra të ndryshme ndonjëherë me biçikletë, më këmbë, duke mos qenë të dyshimtë.

Po nëse nuk e merrni metadonin çfarë ndodh?
Më duhet ta marr rregullisht, sepse nuk mundem dot të jem e qetë. Para dy muajsh nuk mora për një javë dhe m’u desh t’i rikthehesha përsëri drogës. Shkoja pas njerëzve që njihja dhe më jepnin nga pak. Sepse unë nuk mund të bëja dhe një herë të njejtën gjë që kisha bërë për 11 vite. Mendoja gjithmonë për vajzën time. Ndërkohë që tani jam rregulluar dhe me fjetjen dhe me punën. Tani rri tek një që kam njohur dhe ajo kishte dy djemtë e saj të varur nga droga. Këtu në këtë qendër u përmirësuan, njeri u shkëput totalisht nga droga dhe metadoni, tjetri përdor metadon.Sot është 43 vjeçe, por nuk mund ta harrojë kurrë monumentin e parë kur vendosi të tymoste një cigare hashashi. Dhe që atëherë gjithçka i “rrëshkiti nën këmbë”. Mira ka mundur të largohet nga bota e errët e drogës falë terapisë me metadon, të cilën e merr që prej 7 vitesh. Por nuk harron se për të siguruar paratë për të blerë një dozë kokainë, i është dashur të prostituojë, ta fshehë atë në xhepat e rrobave të vajzës së saj 3–vjeçare, së cilës kuriozitetit të saj i përgjigjej “janë ilaçet e mamit”. Sot ajo është një tjetër njeri. Ka një punë dhe një shtëpi ku të fusë kokën. Në një intervistë të gjatë për Shqiptarja.com, Mira na tregon kalvarin e 18 viteve nën pushtetin e drogës.

Si quheni dhe sa vjeçe jeni?
Jam 43 vjeçe dhe quhem Mira.

Cili është momenti që ju keni tentuar të provonit drogën?
Isha në një situatë shumë të vështirë... prindërit nuk kishin shumë që më kishin vdekur, vëllezërit shitën shtëpinë dhe unë nuk kisha ku të rrija. U përplasa rrugëve si shumë të tjerë që rrinin aty, shikoja që e tymosnin shpesh e më pas kalonin në gjumë të gjatë e të thellë. Ndërsa unë nuk mund të flija, çdo sekondë mendoja për vajzën time, se nuk kisha ku të rrija, nuk kisha më çfarë të ushqehesha. Në këtë presion psikologjik unë e provova, prej aty fillova shpesh e më shpesh derisa u bëra varëse e saj.

Pra, ju nuk keni qenë e detyruar për ta përdorur?
Jo, nuk kam qenë e detyruar. Njerëzit që më rrethonin me thanë të mos e provoja, por unë nuk i dëgjova. Fillova nga më e lehta duke e pirë me cigare e më pas i provova të gjitha deri tek shiringa.

A e dinit ju se çfarë ishte droga? Kishit dëgjuar më parë për të?
Nuk kisha asnjë informacion, unë u bëra pjesë e një grupi që e përdorte drogën. Aty fillova dhe unë...aty pa ditur asgjë. Edhe ata që e përdornin nuk e dinin çfarë ishte. Ata bëheshin vartës të saj dhe nuk shkëputeshin dot.

Në grupin me të cilin rrinit kishte edhe femra të tjera?
Po kishte shumë të tjera dhe jo vetëm rome, nga të gjitha moshat. Në atë grup çfarë s’më kanë parë sytë. Shumë vetë nuk kishin mundësi ta mernin për 2 ose 3 ditë , e ndërsa e mernin pas kësaj shkëputje kalonin në mbidozë. Trupi i tyre nuk i rezistonte dot, kështu kanë vdekur shumë njerëz. Ne jemi të paragjykuar jo vetëm nga njerëzit e thjeshtë, por dhe nga policët. Ata ushtrojnë dhunë mbi shumë persona dhe shumë të tillë i çonin edhe në komisariate. Nuk më ka qëlluar asnjëherë që të shkoja në komisariat edhe pse isha për shumë vite përdoruese e drogës dhe endesha rrugëve.

Po të ardhurat për të blerë sasinë e drogës si i siguronit?
Ne që jemi përdorues droge jemi të paragjykuar, as nuk na ndihmojnë kur vërtet kemi nevojë dhe asnjëherë nuk na jepet mundësia e punësimit. Kështu që shumë mund të vjedhin, unë këtë gjë nuk e bëja dot. U detyrova të shes veten time, si e si të merja të zezën drogë. Këtë gjë bëja, sepse nuk mund të rrija pa e pirë, nuk mund të durosh më shumë se një ditë. Tashmë kemi terapinë e Metadonit edhe pse nuk është mirë se kam 7 vite që e marë, të paktën është më mirë se të përdorësh drogë.

Kush jua jepte drogën?
Persona të ndryshëm, nuk ishte vetëm një individ që e sillte. Kishte aq shumë sa nuk ua mbaje mend fytyrën. E sillnin në mënyra të ndryshme ndonjëherë me biçikletë, më këmbë, duke mos qenë të dyshimtë.

Po nëse nuk e merrni metadonin çfarë ndodh?
Më duhet ta marr rregullisht, sepse nuk mundem dot të jem e qetë. Para dy muajsh nuk mora për një javë dhe m’u desh t’i rikthehesha përsëri drogës. Shkoja pas njerëzve që njihja dhe më jepnin nga pak. Sepse unë nuk mund të bëja dhe një herë të njejtën gjë që kisha bërë për 11 vite. Mendoja gjithmonë për vajzën time. Ndërkohë që tani jam rregulluar dhe me fjetjen dhe me punën. Tani rri tek një që kam njohur dhe ajo kishte dy djemtë e saj të varur nga droga. Këtu në këtë qendër u përmirësuan, njeri u shkëput totalisht nga droga dhe metadoni, tjetri përdor metadon.