Zakonisht sa herët zgjoheni?
“Zakonisht zgjohem nga ora 7, atëherë ndërrohet edhe turni, kështu që bëjnë zhurmë policët sepse hynë dhe kontrollojnë dhe na zgjojnë nga gjumi”.
Sa vite t’u bënë këtu?
“Unë kam ardhur vjet në Shkurt, jam ekstraduar nga Amerika këtu. Që prej Shkurtit, jam këtu në burgun e Fushë – Krujës”.
Përpara ke qenë në Amerikë?
Kam qenë në Amerikë nga 2001 deri në 2010 – ën, kam qenë në gjendje të lirë, në arrati siç i thoni ju.
Si e kishe emrin atje?
Seç kisha një Jeton Miraka. Edhe atje, gjithsesi emër shqiptar kisha, por kam jetuar si slloven.
Pra e ke patur Jeton Mirakaj dhe ke jetuar si slloven?
Po, kisha identitet si slloven. Kisha një pasaportë me anë të së cilës shkova në Amerikë.
Si e nxorre?
Është një histori disi e turbulllt, pasi ka qenë një periudhë e jetës time ku, pas asaj që ndodhi në Shqipëri dhe ika, janë disa detaje që nuk i mbaj mend, janë të turbullta. Janë si puna e televizorit që ta merr me miza dhe nuk e ndjek dot një pjesë të filmit, ashtu është ajo pjesë.
Për çfarë ke studiuar ti Marjan?
Unë kam studiuar për Fizikë Speciale, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Tiranë.
Ke qenë nxënës i mirë?
Po, shumë i mirë. I kam patur pasion Shkencat e Natyrës dhe Fizikën Bërthamore. Faktikisht aty e shkruan Fizikë Speciale, por kjo ka qenë dega e Fizikës Bërthamore. Kemi patur profesorë si Rexhep Mejdani, Fatos Klosi, të gjithë këta të majtët e asaj kohe.
Pastaj?
Pastaj nga viti 1997 dhe deri në vitin 2001, kam punuar me SHIK –un.
Po përse? A e kishe pasion Fizikën?
Të them të drejtë u bë shkak Fatos Klosi, i cili u vendos Drejtor i SHIK – ut dhe ai më ftoi. Më tha ti je djalë i mirë, inteligjient etj, dhe prej tij vajta. Bëra disa trajnime me SHIK – un, pastaj kam bërë një program pilot me CIA – an amerikane dhe kam punuar 3 vjet me ta. Kemi qenë një grup që nuk ishim pjesë e SHIK – ut, domethënë ishim pjesë e SHIK – t, por ashkush sna njihte.
Sa vjeç ishe në atë kohë?
Kur mbarova kam qenë 23 dhe nga kjo moshë deri në 26 – vjeç kam punuar tek SHIK –u. Kam punuar në Drejtorinë e Përgjithshme të SHIK –ut që është pranë “Shkollës së Bashkuar”, kam punuar në Degën e Burimeve të Hapura, për më shumë se një vit. Pak para se të largohesha nga Shqipëria, pritej që të bëhesha Drejtor i Burimeve të Hapura. Pikërisht në një nga ato ditët e 29 Marsit të 2001, ku ka ndodhur një ngjarje që ka ndryshuar jetën time 180 gradë, pikërisht ato ditë prisja të emërohesha drejtor, i një prej drejtorive të SHIK – ut, që ishte Drejtoria e Burimeve të Hapura.
Marjan ka ndonjë ligjësi burgu? Gjëra që thuhen apo nuk thuhen, kur jeni me njëri – tjetrin? Kur bisedoni, gjërat që nuk i bisedoni? Domethënë, nëse unë do të isha një i burgosur i ri, çfarë duhet të kisha parasysh dhe çfarë nuk duhet të bëja?
Nuk ka ndonjë ndryshim të madh me jashtë, por çdo kufizim që është jashtë, këtu është më i kufizuar, më ekstrem. Për shembull, nëse jashtë meshkujt nuk flasin për dashurinë se janë “macho” , këtu nuk bëhet fjalë. Mund të përmendet vetëm që kam fëmijë, por për gruan askush nuk thotë asnjë fjalë, nuk përmendet fare. Unë kam vënë fotografinë e gruas në mur vetëm sepse jam vetëm, por nëse je me shok në dhomë, zakonisht nuk vendoset as fotografi. Kanë atë frikë se nëse ndonjëri thotë një fjalë padashje, mund të krijohen probleme. Ndërsa sa i përket krimit, këtu janë vetëm 3 pyetje: Sa je dënuar, sa të kenë mbetur dhe për çfarë je dënuar. Këtu flitet vetëm për punë burgu.
Sa je dënuar ti?
Unë jam dënuar me burgim të përjetshëm. Dhe në Amerikë kam bërë 3 vjet e gjysmë, këtu gati 1 vit e gjysmë, më jan bërë5 vjet deri tani. Të japin një letër, një dinamikë që të tregon sa ke bërë dhe sa të kanë ngelur, unë atë e kam vizë.
Marjan, çfarë ka ndodhur me ty?
Në 2001, unë kam bërë diçka që se kisha menduar as unë, as familja ime, as kush më ka njohur. Kam vrarë dy veta.
I ke vrarë ti?
Po.
Përse? Mua ma thanë historinë, ma treguan. Më beso, që historinë nuk e kam dëgjuar.
Janë tre versione të historisë. Një që është treguar në Shqipëri, një në Amerikë dhe është një që është këtu, që po e tregoj unë sot. Alda nuk ka qenë e dashura ime siç thuhet në Shqipëri, as nuk e kam dashur për trafikim femrash, siç është bërë një histori në Amerikë. Ishte thjeshtë shoqe. Domethënë, ne 3 shokë dolëm disa herë me to, që ishin 3 shoqe dhe qëllimi ishte që unë të njihesha me atë tjerën nga Shkodra, që s’ka kuptim t’ia përmend emrin.
Pra nuk ishte Alda?
Jo nuk ishte Alda. Në Shqipëri dihet që ishte një histori dashurie, se unë rashë në dashuri me Aldën, u bëra xheloz dhe e rrafa etj. S’është kjo. Ne dilnim të gjithë grup, 6 veta. Diçka shumë normale, si shokë. Por është e vërtetë që Alda vinte më takonte mua më shpesh. Kurrë se kam konsideruar si të dashurën time.
Nuk ke pasur as marrëdhënie? Asgjë, asnjë prekje, asnjë puthje?
Fare fare, asgjë. Nuk kemi kaluar, fare në atë fazë, absolutisht. E kam konsideruar më tepër si motrën time sesa të dashurën time.
Po përse e vrave?
Edhe kjo ka qenë komplet rastësi. Unë s’kam dashur të dal të vras Aldën as Mbarimen asgjë. Edhe unë e kisha pikësyminim tek shoqja e tyre, që kemi dalë disa herë me të. Kemi shëtit vetëm unë me të. Por këto janë thashethemet e gocave. Pastaj Alda sikur po bënte atë lojën, përse pëlqen atë dhe jo mua. Janë këto gocat që futen si pykë e tretë. Kur e mori vesh i ati, që unë me Aldën mund të jemi të dashur, se di sesi e mori vesh që jemi të dashur, unë ia kam shpjeguar që nuk jemi të dashur, por jemi shokë, ai më ka puth në rrugë, jemi takuar, kemi fol dhe kur jemi ndarë më ka thënë: unë të kam si çunin tim. Po ashtu kam takuar edhe të ëmën njëherë. Pra janë disa muaj.
Sa zgjati kjo periudhë?
Ne jemi njohur në fillim të 2000, pra atë semestër, semetri i dytë i shkollës. Kemi shkuar kemi ardhë, kemi bërë muhabet, por thjeshtë një shoqëri prej 6 vetash. Atë Verë, të 2000, unë mbarova me këtë punën e SHIK –ut që ishte “klandestine” dhe nisa punën brenda në SHIK. Në atë kohë, meqë unë s’bëra gjë me atë shoqen e tyre nga Shkodra, nuk kemi shkuar më në Qytetin Studenti dhe ishte Alda që vinte dhe më takonte mua te SHIK – u. Ka ardhur disa herë. Hajde takohemi se thotë Ornela pse s’vjen. Kur unë nuk shkova më në Qytetin Studenti, atëherë kanë nisur të gjitha këto gjërat e pashpjegueshme, këto akuzat.
I ati kërkonte që unë të ikja nga Tirana, të zhdukesha dhe kur unë u shkëputa, kjo më duket se kishte rënë në dashuri pas meje, që kishte një farë ndjenje, por, edhe mund të më pëlqente, por ishte shumë larg, nuk ishte një lidhje që mund të vazhdonte dhe as nuk filloi e as mbaroi kurrë si e tillë.
Ti kur punoje në SHIK kishe pistoletë që ta linte puna?
Po, na e linte puna, kisha pistoletën e SHIK – ut.
Me atë i vrave?
Po me atë i vrava.
Po si?
Ishte dicka që se shpjegoj dot. Kam takuar edhe të ëmën, i thashë cfarë keni me mua. Më thoshte burrit i kanë thënë do na e cosh në Itali. Kishin kërcënime nga më të ndryshmet, do të vrasim do të oresim zhduku nga Tirana. se je tall me vajzat tona, mos t’i dali boja, kjo ishte ideja.
Më trego pak për ditën që i vrave?
Unë kam shkuar atë ditë në punë në shik vetëm kos të vijë Fatosi. Shkova në mëngjes, ndenja 1 orë. Kur shkova tek ekonomiku, kjo shoqja e Aldës më dha një letër. E lexoj, “as dua t’ shoh sytë as dua të kem të bëj me ty fare”, gjoja ishe nga Alda, nuk e di se nuk e kam njohur ndonjëherë shkrimin e Aldës. Duke shkuar në shtëpi tek Zogu i Zi, ka qëlluar rastësisht që kam parë të ëmën, dhe shkova me i dhanë letren dhe i kam parë tek Pallati i Sportit, i them Mbarimes thuaj vajzës mos më shkruaj më letra, që më shan se je i poshtër …e më tha që ti i poshtër je e më ka gjuajtur me cantë. Kam rënë në tokë … që nga ai moment cdo gjë është e turbullt në jetën time.
I qëllove të dyja?
Nuk mbaj mend
Ku ike menjëherë, në Shkodër, ku?
Nuk e mbaj mend, sinqerisht, është një pjesë e jetës sime që nuk e shkruaj dot, se mbaj mend fare, vetëm ika, pistoletën e kam pas me vete s’kishte plumba, më shkoi mendja një herë t’ja fusja vetes, po është e turbukllt, se so megjithëse ca kam bërë, po të kisha vrarë veten do kisha bërë 10 herë më mëka,t thonë se zoti fal cdo gjë.
Me çfarë ndjesie i kujton ato?
Po është gjynaf, s’merret jetë robi, s’më takon mua të vendos kush vjen në këtë botë e kush ikën, ne të gjithë do ikim po s’më takon mua ti marr ato. Është një histori që s’kam dashur ta hap, mendoja se është e pakuptueshme njerëzit cfarë të them, më janë vënë do të vrasim do të presim cfarë kërkonin, ik nga Tirana ik nga SHIK, se kuptova kurrë…Ç’punë kisha unë të shkoja t’u tregoja atyre që unë nuk jam i keqi.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)