Rrëfimi i të torturuarës nga ISIS 
rrënqeth OKB: Ju lutem shkatërrojini

Rrëfimi i të torturuarës nga ISIS <br />rrënqeth OKB: Ju lutem shkatërrojini
"Ju lutem shkatërrojeni ISIS, veproni përpara se të jetë tepër vonë". Është kjo thirrja që i ka bërë ndërkombëtarëve një grua siriane e komunitetit etnik iraken Yazidi, e cila rrëfeu përpara anëtareve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së tmerret e përjetuara përgjatë 3 muajve si skllave seksi e militantëve të Shtetit Islamik.

Nadia Murad Basee Taha përshkroi vuajtjet e saj por dhe të gjithë persekutimin që komuniteti Yazidi po vuan nën regjimin e ISIS, i cili tregton gratë dhe fëmijët si plaçkë lufte.

"Ata i përdhunonin gratë dhe vajzat që të siguroheshin se ato nuk do të mund të kishin kurrë më një jetë normale” -tha 21 vjeçarja e tronditur.

Nadia i përshkroi 15 anëtarëve të KS-së se si ajo u rrëmbye në fshatin e saj në Irak nga luftëtarët e ISIS në gusht të vitit të kaluar për tu dërguar në një bazë në Mosul.



"Përgjatë rrugës, ata na prekën e na përdhunuan. Na morën, na çuan në Mosul bashkë me 150 familje të tjera Yazidi. Në ndërtesë kishte mijëra familje dhe fëmijë që shkëmbeheshin si dhurata. Isha e tmerruar, kur pashë një burrë të madh që dukej si përbindësh. Ai kërkonte të më merrte mua. Qava, i thashë: Ti je shumë i madh ndërsa unë jam e re, por më qëlloi dhe më rrahu".

Kombet e Bashkuara e kanë cilësuar trajtimin e ISIS ndaj komunitetit Yazidi një gjenocid të mundshëm, pasi Shteti Islamik ka nisur një fushatë vrasjesh, përdhunimesh dhe abuzimesh ndaj kësaj pjese të popullsisë. Organizata i kërkuar Këshillit të Sigurimit që t'ia referojë çështjen Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve. Rrëfimi i 21 vjeçares shkaktoi emocione të forta në sallë, ndërsa Nadia mezor arriti të përfundonte fjalën duke i kërkuar OKB-së të veprojë.



"Disa minuta më vonë erdhi një burrë tjetër, ishte pak më i vogël. Iu luta që të më merrte mua sepse ishte e tmerruar nga burri i parë. Ai më tha do të marr vetëm nëse ndryshon fe, por unë refuzova. Atë natë ai më rrahu, më vendosi në një dhomë me roje ku ata më përdhunuan deri sa mbeta pa ndjenja". 

"Ju përgjërohem, hiqeni qafe ISIS plotësisht".

Nadia arriti të shpëtojë pas 3 muajsh tortura e përdhumi dhe tani jeton në Gjermani, por disa prej vëllezërve të saj u vranë nga militantët e ISIS. 


  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Gjermani/ U legalizua në fillim të Prillit, gjoba të larta për përdorimin e kanabisit në timon

Gjermani/ U legalizua në fillim të Prillit, gjoba të larta për përdorimin e kanabisit në timon