Rrëfimi i Packouz për Gërdecin, Doçi në Report Tv: Shkëlzen Berisha pronar 'de facto' i biznesit vdekjeprurës, loboi për ta ngritur! Vdekja e dyshimtë e Trebickës

Skandali i biznesit të fishekëve të Gërdecit u rikthye në vëmendje nga ortaku i Efraim Diverolit, David Packouz. Në një dokumentar për median amerikane ish- zëvendës presidenti i kompanisë Amerikane “AEY”, foli për kontratën që ai dhe ortaku i tij lidhën me qeverinë shqiptare për tregtinë e municioneve në Gërdec, si edhe rolin Shkëlzen Berishës dhe praninë e tij në takimin ku u negociuan çmimet e fishekëve.

Gazetari Adriatik Doçi i ftuar në Report Tv ka komentuar këtë dëshmi të Packouz, por risolli në vëmendje edhe detaje të tjera nga masakra e Gërdecit, që sipas tij SPAK ka mjaftueshëm fakte në duar për të ngritur akuzë për Sali Berishën dhe djalin e tij, Shkëlzenin. Gazetari Doçi thotë se Shkëlzen Berisha ishte pronar de facto i biznesit vdekjeprurës në Gërdec, që u mori jetën 26 personave nga shpërthimi.

Në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Doçi thotë se Gërdeci ishte biznes i familjes Berisha dhe ka qenë personalisht Shkëlzen Berisha që ka lobuar në 2007 për ta ngritur këtë biznes.

Gazetari Doçi rendit telefonatat dhe takimet e Shkëlzen Berishës me ministrin e Mbrojtjes të asaj kohe, Fatmir Mediun, madje edhe telefonatën e tyre pas shpërthimit të Gërdecit më 15 mars 2008. Po ashtu, Doçi ndalet edhe tek vdekja e dyshimtë e Kosta Trebickës, me të cilin u prish kontrata e për ambalazhimin e municoneve. 

Adriatik Doçi: Është një proces që është në fazë gjykimi, ku i pandehur është Mediu. Pritet që të ketë një vendim nga Gjykata e Shkallës së parë për fajësimin ose jo të Mediut. Ky vendim nuk e çon në burg, duhet një vendim i Apelit për të vendosur nëse Mediu do përfundojë si Meta pas hekurave apo do vazhdojë të bëjë foto me personazhe të ndryshme që kap në rrugë në SHBA për të ushtruar një lloj presioni ndaj SPAK dhe GJKKO. Ndërkohë ka një fraksion nga SPAK për të identifikuar persona të tjerë të pandëshkuar nga drejtësia. Pas një lufte të gjatë që kanë bërë denoncuesit dhe që ka shkuar nëpër gjykata, SPAK po heton rolin e Shkëlzenit dhe Berishës në Gërdec. Hetimi është njëra anë dhe konkluzionet e SPAK janë njëra anë, ndërkohë faktet dhe provat të bërë publike deri më sot dhe dëshmitë për implikimin e tyre janë një anë tjetër. Ka një grup faktesh, dëshmish, lidhje konkrete që konfirmojnë se Gërdeci si një biznes vdekjeprurës me 26 viktima, ishte një biznes i familje Berisha. Ishte një biznes i mirëfilltë me pronar de facto Shkëlzen Berishën. Roli është pronar de facto, ka lobuar për ta ngritur këtë biznes, ka marrë përfitime dhe pas shpërthimit janë kryer veprime për të fshehur gjurmët e familjes në këtë biznes siç ishte edhe mohimi i baxhanakut të Berishës që humbi jetën.

Kemi të faktuara hyrjet daljet e Shkëlzenit në zyrën e ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, janë të regjistruara, janë të regjistruara edhe telefonatat që ka bërë Shkëlzeni gjatë vitit 2007, kemi të dokumentuara në procesverbalin e qeverisë që në fund të vitit 2007. Mediu lobon te Berisha dhe fusin në rend dite çështjen ngritjes së fabrikës së vdekjes në gërdec. Më i painformuar është Ridvan Bode që kërkon të bëhet një tender, ndërkohë Mediu meqë e kishte paracaktuar me Shkëlzenin kompaninë që do kryente këtë proces, e kundërshton Ridvan Boden. Në fund futet në lojë Berisha që miraton versionin e Mediut, se ishte vendosur pazari me Shkëlzenin.

Në momentin e shpërthimit, Mediu i telefonon Shkëlzenit. Pse duhet ti telefonojë? Ishte ambulancë, ishte drejtor i spitalit ushtarak. Në momentin e shpërthimit ai mund të thotë që edhe i kam telefonuar për të luajtur kalceto, por nëse publiku beson që në këtë situatë të tillë, do i kishte telefonuar që i dhimbte barku dikujt nga anëtarët të familjes. Kjo është alibi fyese për publikun dhe SPAK.

Po Delijorgji që i telefonon direkt Shkëlzenit. Kemi shefin e shtabit, Luan Hoxha që ka deklaruar në ambasadën e SHBA që Berisha i ka bërë presion që të sjellë sa më shumë municione. Kemi Trebickën që ka denoncuar publikisht implikimin e Shkëlzenit dhe ka kërcënuar që do tregonte lidhje të tjera me këtë biznes dhe çuditërisht Trebicka humb jetën në rrethana tejet të dyshimta. Kemi përfaqësues të kompanisë amerikane që kanë deklaruar implikimin dhe lidhjet e Shkëlzenit në Gërdec. Faksi i Aldo Bumçit që thotë është për Shkëlzenin dhe shumë prova të tjera që janë sot në duart e prokurorëve të SPAK, do ishin të mjaftueshme këto prova që ndaj Shkëlzen Berishës dhe Sali Berishës, SPAK të ngrejë akuzë për Gërdecin.

Nga ana tjetër, gazetari Anri Bala ndalet edhe tek dëshmia e Packouz, i cili thotë se vetë Shkëlzeni ka qenë i pranishëm në takimin për negocimin e çmimeve të fishekëve. Sipas gazetarit Bala, Berisha nuk ka hallin e tij, por luftën po e bën për të shpëtuar familjen.

Anri Bala: Berisha nuk ka hallin e vetes së tij, as për gërdecin, as për 21 janarin, as për non gratën, ai ka hallin e familjarëve të tij. Ka hallin e Shkëlzenit. Këto janë prova që i ka SPAK, nuk jemi më në kohën kur kalonin gjykimet përmes raporteve për dhimbje barku, sot jemi në kohën kur miti i pandëshkueshmërisë ka rënë. Kur këta luanë që dikur kujtonin se kanë dhëmbë floriri dhe mund të kafshojnë këdo, sot u kanë rënë dhëmbët. Berisha s’ka hallin e vetes së tij, është një luftë që e bën për djalin e tij s ai takon akuzave për gërdecin. Akuzat e tjera që janë bërë për dhëndrin e tij, kanë paguar një shumë mjaft ët majme për ti hequr non gratën. Retorika bëhet të shpëtojmë fëmijët e Berishës. Pushteti familjar i zotit Berisha është i tronditur, nuk është më Berisha i 34 viteve më parë, as sot dhe s’ka për të ardhur asnjë moment tjetër që të përsëritet.

Tregon se Berisha, sypeshkaqeni, ka qenë i pranishëm në tavolinë kur janë bërë pazaret për fishekët, që SHBA do ia çonte Afganistanit. Thonë që në rastin konkret, David e pranon se Berisha ka qenë në tavolin kur janë bërë tratativat për qindra mijëra fishekë.

Çfarë ndodhi më 15 mars 2008?

15 mars 2008, mesditë ora 12:05 një shpërthim i fuqishëm tronditi Tiranën, ndërsa krateri i tij u shënua pak kilometra më tutje në fshatin Gërdec në Vorë. Teksa minutat kalonin ajo çka kishte ndodhur ishte e paimagjinueshme, 26 të vdekur e mbi 300 të plagosur dhe me 100 shtëpi të rrafshuara. Këto ishin pasojat e shpërthimit në punishten e demontimit të municioneve shtetërore në pronësi të biznesmenit Mihal Delijorgji

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fshati: 10/12/2024 18:25

    Qeveria pret qe populli ta ndëshkoj Berishen, dhe populli pret që Qeveria ta ndëshkojë. Për momentin as qeverisë nuk po i bëhet mbarë ti heqë të paktën trajtimet e majme, as popullit nuk po i bëhet mbarë që mos tja japi votën.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në Los Angeles, reportazhi i ‘La Repubblica’ nga ferri i Pacific Palisades! Dëme në rrjetin elektrik dhe hidrante jashtë funksionit

Zjarret në Los Angeles, reportazhi i ‘La Repubblica’ nga ferri i Pacific Palisades! Dëme në rrjetin elektrik dhe hidrante jashtë funksionit