Rregullat e reja për makinat që vijnë
në Shqipëri, sot hyn në fuqi urdhri

Rregullat e reja për makinat që vijnë<br />në Shqipëri, sot hyn në fuqi urdhri
TIRANE- Duke filluar nga sot hyn në fuqi urdhri i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave për përdorimin e automjeteve me targa të huaja të importuara në vendin tonë por që janë regjistruar jashtë Shqipërisë. Më 22 gusht të këtij vitit, Doganat nxorën një udhëzim të ri “Mbi trajtimin e mjeteve të regjistruara jashtë territorit doganor të Republikës së Shqipërisë, që thyejnë regjimin e lejimit të përkohshëm të automjeteve për përdorim provat, dhe rastet e kontrabandës me automjete”.
 
Sipas këtij udhëzimi të ri, i cili hyn sot në fuqi, automjetet për përdorim privat mund të përfitojnë nga regjimi i lejimit të përkohshëm për një periudhë 6-mujore, brenda një viti, e pas kësaj të dalë jashtë vendit apo të zhdoganohet. Ndërkaq, udhëzimi sqaron edhe procedurat që duhet të ndihen për automjetet e destinuara për përdorim privat që importohen në vendin tonë, nën regjimin e lejimit të përkohshëm.
 
Në udhëzim përcaktohen edhe penalitet që shoqërojnë rastet e moszbatimit të këtij udhëzimi.
 
Duke iu referuar të dhënave për 6 muajt e fundit, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave thekson se janë bllokuar rreth 400 automjete që kishin hyrë në vendin tonë nën Regjimin e Përkohshëm të Automjeteve dhe nuk ishin larguar nga Shqipëria.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu