Të gjithë personat që kanë periudha sigurimi kanë të drejtë për pension pleqërie të reduktuar, deri tre vjet para mbushjes së moshës së daljes në pension. Ky pension mund të përfitohet vetëm kur qytetari nuk kryen më një veprimtari ekonomike si i punësuar, punëdhënës, ose i vetëpunësuar.
MASA E PENSIONIT TË REDUKTUAR TË PLEQËRISË
Masa e pensionit të reduktuar të pleqërisë është pjesë e pensionit të pleqërisë dhe mbetet i reduktuar gjatë gjithë kohës së përfitimit. Ky pension llogaritet duke zbritur nga pensioni i pleqërisë shumën që del nga shumëzimi i numrit të muajve të përfitimit të pensionit para mbushjes së moshës, me koeficientin mujor të reduktimit. Koeficienti i reduktimit është 0.6 % në muaj.
Shëmbull: Nëqoftëse një përfitues kërkon pension të reduktuar 20 muaj para mbushjes së moshës për pension të plotë pleqërie, nga pensioni i plotë mujor i llogaritur, që mund t’i caktohet 24.000 lekë, do t’i zbritet 12 % (që del nga prodhimi i 20 X muaj që e ka përfituar më shpejt pensionin e pleqërisë me 0.6%, që është koeficienti i miratuar).
DOKUMENTAT
Po çfarë dokumentash duhen për të marrë pensionin? Instituti i Sigurimeve Shoqërore prej janarit të 2019-së ka ndryshuar dokumentacionin që kërkohet për të marrë pensione pleqërie, apo pension para se të mbushni moshën.
Ja dokumentat që duhen: Së pari, dokumentat që vërtetojnë moshën dhe identitetin: - Fotokopje e kartës së identitetit; - Kur kërkohet pension si nënë me shumë fëmijë dhe në çertifikatën familjare nuk figurojnë të gjithë fëmijët, duhet të paraqitet edhe çertifikatë e veçantë lindjeje, martese ose vdekjeje, për fëmijet që nuk figurojnë në çertifikatën e gjëndjes familjare; - Vërtetim nga Komuna/Bashkia për ndryshimin e gjeneralitetit; - Vërtetim nga qendra e fundit e punës për gjeneralitetin. - Dy fotografi.
Së dyti, duhen dokumentat që vërtetojnë periudhat e sigurimit dhe llojin e punës: - Libreza e punës; - Vërtetim për vjetërsinë në punë dhe llojin e saj; - Vendimi i emërimit në punë, si kuadër në ish-kooperativat bujqësore; - Vendim gjykate për njohje të vjetërsisë në punë (nëse periudha e punës nuk provohet me dokumente zyrtare); - Vërtetim i Degës Ushtarake për periudhën e kryerjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak (për kërkuesit meshkuj); - Vërtetim-tip i vjetërsisë në punë për ushtarakët; - Fotokopje e noterizuar e diplomës së shkollës së lartë për kërkueset femra (kur kanë mbaruar studimet e larta, me shkëputje nga puna).
Për personat që përfitojnë nga Ligji nr. 7514, datë 30.09.1991 “Për pafajësinë, amnistinë dhe reabilitimin e ish-të Dënuarve dhe të Përndjekurve Politikë” duhen edhe: - Vërtetim i gjendjes gjyqësore; - Vërtetim për kohën e vuajtjes së dënimit, lëshuar nga Ministria e Rendit Publik; - Vërtetim për faktin e dënimit për motive politike dhe kohën e vuajtjes së tij, të lëshuar nga Komisioni i Ministrisë së Rendit Publik dhe Ministrisë së Drejtësisë; Çdo dokument tjetër justifikues, që vërteton qënien në punë. Po kështu, kërkohen edhe dokumentat që vërtetojnë të ardhurat e realizuara: - Vërtetim page, sipas së cilës është derdhur kontribut për periudhat e sigurimit që nga 01.01.1994 deri në momentin e shkëputjes nga puna, sipas formularit tip (nëse ka punuar dhe ka derdhur kontribute për periudhat pas datës 01.01.1994); Çdo dokument tjetër justifikues, që vërteton pagën ose derdhjen e periudhave kontributive.
KUSHTET E PËRFITIMIT
Për të përfituar pension para kohe duhet të plotësohen këto kushte: Personat që kanë periudha sigurimi kanë të drejtë për pension pleqërie të reduktuar, deri tre vjet para mbushjes së moshës së daljes në pension; nuk kryejnë veprimtari ekonomike si të punësuar, punëdhënës, ose të vetëpunësuar.
PENSIONI I REDUKTUAR I PLEQËRISË
Masa e pensionit të reduktuar të pleqërisë është pjesë e pensionit të pleqërisë dhe mbetet i reduktuar gjatë gjithë kohës së përfitimit. Ky pension llogaritet duke zbritur nga pensioni i pleqërisë shumën që del nga shumëzimi i numrit të muajve të përfitimit të pensionit para mbushjes së moshës, me koeficientin mujor të reduktimit. Koeficienti i reduktimit është 0.6% në muaj
DOKUMENTAT
Fotokopje e kartës së identitetit;
Certifikatë e gjëndjes familjare;
Certifikatë martese (vetëm për aplikueset femra)
Vërtetim nga Komuna/Bashkia për ndryshimin e gjeneralitetit
Vërtetim nga qendra e fundit e punës për gjeneralitetin
Kur kërkohet pension si nënë me shumë fëmijë dhe në çertifikatën
familjare nuk figurojnë të gjithë fëmijët, duhet të paraqitet edhe
certifikatë e veçantë lindjeje, martese ose vdekjeje, për fëmijët që nuk
figurojnë në certifikatën e gjëndjes familjare
Dy copë fotografi
DOKUMENTAT QË VËRTETOJNË PERIUDHAT E SIGURIMIT DHE LLOJIN E PUNËS
Libreza e punës
Vërtetim për vjetërsinë në punë dhe llojin e saj
Vendimi i emërimit në punë, si kuadër në ish-kooperativat bujqësore
Vendim gjykate për njohje të vjetërsisë në punë (në se shikohet e
arsyeshme)
Vërtetim i Degës Ushtarake për periudhën e kryerjes së shërbimit të
detyrueshëm ushtarak (për kërkuesit meshkuj)
Vërtetim-tip i vjetërsisë në punë për ushtarakët
Fotokopje e noterizuar e diplomës së shkollës së lartë për kërkueset
femra (kur kanë mbaruar studimet e larta, me shkëputje nga puna)
Për personat që përfitojnë nga Ligji nr. 7514, datë 30.09.1991 “Për
pafajësinë, amnistinë dhe reabilitimin e ish-të Dënuarve dhe të
Përndjekurve Politikë” duhen edhe:
Vërtetim i gjendjes gjyqësore
Vërtetim për kohën e vuajtjes së dënimit, lëshuar nga Ministria e
Rendit Publik
Vërtetim për faktin e dënimit për motive politike dhe kohën e vuajtjes
së tij, të lëshuar nga Komisioni i Ministrisë së Rendit Publik dhe
Ministrisë së Drejtësisë
Çdo dokument tjetër justifikues, që vërteton qënien në punë.
DOKUMENTAT PËR TË ARDHURAT
Vërtetim page, sipas së cilës është derdhur kontribut për periudhat e
sigurimit që nga 01.01.1994 deri në momentin e shkëputjes nga puna,
sipas formularit tip (nëse ka punuar dhe ka derdhur kontribute për
periudhat pas datës 01.01.1994)
Çdo dokument tjetër justifikues, që vërteton pagën ose derdhjen e
periudhave kontributive