Rregullorja e KQZ, sot diskutimi
PS hedh propozime të reja
KQZ shqyrton sot propozimet për ndryshimin e rregullores. Anëtarët e propozuar nga Partia Socialiste, shprehën shqetësimin e tyre se duhej një rregullore e re për funksionimin e këtij institucioni.
TIRANE -
KQZ shqyrton sot propozimet për ndryshimin e rregullores. Mungesa e një rregulloreje për organizimin dhe funksionimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve hasi debate të ashpra në mbledhjen e djeshme të KQZ. Anëtarët e propozuar nga Partia Socialiste, por edhe përfaqësuesi ligjor i PS në KQZ shprehën shqetësimin e tyre se duhej një rregullore e re për funksionimin e këtij institucioni dhe jo rishikimi i rregullores së vjetër që ishte bërë nga ana e administrtaës së KQZ.
Janë pikërisht 3 çështjet themelore që kërkohen të ndryshohen në rregulloren e re të këtij institucioni që janë propozuar nga anëtarët e pakicës në këtë institucion. Bëhet fjalë pikërisht për nenin 4 të rregullores që është propozuar nga administrata e KQZ, ku propozimet janë që të rishikohen kompetencat që ka nënkryetari dhe kryetari i këtij institucioni duke u bazuar në nenin 20 të Kodit Zgjedhor.
Ndërkohë që një pikë e dytë e rëndësishme që është propozuar për rishikim nga ana e administratës është pikërisht dhe të drejtat e zv.kryetarit dhe anëtarëve të tjerë për të thërritur një mbledhje të KQZ. Kjo referuar edhe diskutimeve të fundit në KQZ përsa i përket kësaj çështjeje. Një pikë tjetër që është propozuar për rishikim dhe që pritet të ngjallë debate mbledhjen e sotme është dhe raporti që duhet të ketë administrata e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve lidhur me të gjithë anëtarët e KQZ.
Ky raport sipas anëtarëtve të propozuar nga PS duhet të jetë qoftë në dhënie informacioni të çfarëdollojshëm, shkresash të ndryshme që kërkohen nga anëtarët etj. Gjatë mbledhjes së fundit të institucionit të administrimit të zgjedhjeve, dy anëtarët e propozuar nga PS, Albana Shtylla si dhe zv.kryetari Denar Biba propozuan një draft me ndryshimet që ata kërkonin të bënin për një rregullore të re, e cila pritet që të shqyrtohet nen për nen mbledhjen e sotme.
Në draftin e hartuar nga amdinistrata e KQZ theksohet se “Ky akt përcakton rregulla mbi organizimin dhe funksionimin e KQZ-së duke përfshirë: kompetencat e kryetarit dhe Zv.kryetarit të drejtat dhe detyrimet e anëtarit të KQZ-së, procedurat për thirrjen, njoftimin dhe zhvillimin e mbledhjeve të KQZ-së gjatë periudhës zgjedhore dhe asaj jozgjedhore, procedurat e vendimmarrjes, të drejtat dhe detyrimet e përfaqësuesve të partive politike në KQZ, mënyrën e marrjes dhe të administrimit të financimeve të aktivitetit të KQZ-së, si dhe rregullat mbi krijimin, administrimin dhe ruajtjen e dokumentacionit në KQZ”, thuhet në relacionin e aktit të propozuar nga administrata.
Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com(print), 15 mars 2013
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?
-
Po
72.9%
-
Jo
24.1%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 723
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Dokumentet e skaduara rrezikojnë votën e diasporës, Haçkaj: Qeveria të shtyjë vlefshmërinë
1 Janar, 12:26
-
Debatet, partitë duan të numërojnë votën e diasporës! PD kundër Celibashit: S’mund të shpikni proces të ri! PS rezerva: Vëzhgues apo anëtarë?
30 Dhjetor 2024, 16:56
-
Zgjedhjet 2025/ KQZ teston 'PER', platformën për votuesit jashtë Shqipërisë! Celibashi: Llogarinë mund ta krijojë kushdo, nëse përmbushen kushtet regjistrohesh si zgjedhës
27 Dhjetor 2024, 08:55