Tirane- Drejtuesit problematikë të mjeteve, të cilët kanë historik negativ me aksidentet, do të paguajnë më shumë për sigurimin e makinës.
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka miratuar rregulloren e re për llogaritjen e primit të sigurimit, ku çmimet që drejtuesit e mjeteve do të paguajnë për sigurimin e detyrueshëm do të diferencohen bazuar në disa faktorë risku.
Sipas rregullores që hyn në fuqi nga 1 janari 2025, në përllogaritjen e primit të sigurimit përveç historikut të aksidenteve do të merret në konsideratë edhe Fuqia motorike, mosha e shoferit, eksperienca e tij në drejtimin e makinës, përdorimi i mjetit, qarku i regjistrimit të mjetit si dhe vjetërsia e makinës.
Vlerësimi i këtyre rreziqeve vulos edhe sigurimin e ri që do të paguajnë drejtuesit e mjeteve vitin tjetër. Moshat e reja, eksperienca e ulët apo makina e vjetër konsiderohen të gjithë rreziqe që shtrenjtojnë siguracionin.
Po ashtu në rregullore thuhet se vetë Shoqëria e sigurimit mund të zbatojë edhe faktorë të tjerë risku, përveç atyre të parashikuara.
Formula e përllogaritjes së primit të sigurimit duke marrë në konsideratë edhe rreziqet e sipërcituara është bërë nga AMF, dhe në bazë të kësaj formule kompanitë e sigurimit do të vendosin vetë tarifat e primit të sigurimit, dhe ia vë në dispozicion AMF-së 30 ditë para se t’i aplikojë ato.
Nëpërmjet këtij sistemi bonus-malus ku primi do të vendoset në bazë risku synohet që të rritet përgjegjshmëria e drejtuesve të mjeteve.
Kliko këtu për të parë dokumentin e plotë
S.G/Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.1%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4325
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Faktorët e riskut shtrenjtojnë sigurimin e makinave, por ‘Bonus-malus’ nuk po zbatohet! Eksperti: Historiku i aksidenteve nga 1 janari 2025
10 Janar, 12:38
-
VIDEO/ Inskenuan përplasjen e makinës për të përfituar para nga siguracioni! Arrestohen 2 të rinjtë në Tiranë
21 Nëntor 2024, 13:47
-
Ndryshimi i siguracionit të makinës, Mimoza Hajdarmataj: Do ketë ulje dhe rritje në varësi të dëmeve, vjetërsisë së mjetit dhe moshës së të siguruarit
26 Shtator 2024, 13:26
-
Sigurimi i detyrueshëm i makinave, tashmë i gjithë informacioni online! E-Albania do t'ju njoftojë edhe kur ju mbaron
21 Dhjetor 2021, 11:34
-
Publikohet projekt-rregullorja, ja çfarë duhet të raportojë Byroja e Sigurimeve në AMF
8 Qershor 2021, 10:47
-
AMF: Ndryshimet për siguracionin e makinave që hyjnë në nga 1 korriku, kohë më e shkurtër dëshmpërblimi dhe zgjidhje mes palëve
20 Maj 2021, 14:35
-
Ligji ri/Pas 1 korrikut tarifa e siguracionit të makinës në bazë të historikut të dëmeve, shoferët e ‘çmendur’ paguajnë më shumë, ndëshkimi për të pasiguruarit
8 Maj 2021, 17:26
-
Ndryshimet në Kodin Rrugor në komisione, Shoqata e Siguruesve kërkon gjobë automatike për sigurimet! Drejtori i DPSHTRR, Gonxhe: Nuk e pranojmë
24 Mars 2021, 17:04
-
Projektligji për sigurimin e mjeteve! Kush ka historik aksidentesh, do të paguajë më shumë siguracion
26 Janar 2021, 16:17
Une jam gjithe diten ne udhetim dhe pjesa me e madhe e makinave qe bejne aksident jane automjete te reja . Nuk eshte e drejte te penalizohen automjetet e vjetra.
Përgjigjupo ne qe kemi 2 makina ne pronesi, nje per pune dhe nje per fundjave, N disa vende paguan nje siguracion, nqse merr vetem nje makine ne rruge dhe jo te dyja
PërgjigjuMTPL ose siç njihet ndryshe “Sigurimi i Detyrueshëm i automjetit” do të thotë Përgjegjësia Civile e Pronarit/përdoruesit të Mjetit Motorike për dëmët e shkaktuara palëve të treta dhe i korrespondon kontratës së sigurimit të detyrueshëm në Shqipëri për qarkullimin e mjetit motorrik. Ateher logjikisht i bie qe ata qe s'perfshihen fare ne aksidente, sdo kene pse te paguajne fare isguracion... Pastaj pse duhet te paguaj njeri me maiine posht 3000euro siguracion per nje makine luksoze qe ben aksident cdo 2-3 muaj se ja mbulon garancia dhe siguracioni per mjetet mbi 30.000euro. Kjo ska sens
PërgjigjuKëta që e kanë përpiluar këtë formulë janë realisht të paaftë. Arsyeja pse rritet kosto e sigurimit është prej makinave të reja jo të vjetra. Me 50000 lekë e ribën komplet një makinë të vjetër, por me teknologjinë që kanë makinat e reja aq lek nuk bën as sensori. Këta po dënojnë njerëzit që skanë dhe i kalojn barrën e dikujt që ka vendosur të marri super makinë. Ideja e siguracionit është që barra të shpërndahet te të tërë por me këtë vendim realisht ja kanë futur kot.
PërgjigjuMakina po kaloj koloaudimin nuk eshte rrezik per aksident sa do e vjeter te jet e habitshme eshte
PërgjigjuNe te shtetit Bektashi nuk do paguajme asgje, kush te doj te vij, se Rama nuk ul gje vec po e rriti.
PërgjigjuKESHTU E KA AMERIKA,SHUME MIRE KJO NISME...
PërgjigjuMe në fund që vendosen për modelin bonus malus, ishte kohë që flitej po hiç. Te shohim çfarë do dreqosin dhe institutet e sigurimeve.
PërgjigjuS'merret vesh a behet me.ule siguracionin per. Veturat, apo me.rrite per Fuoristradat e bobave Cme intereson mua po ma le njesoj edhe ua rrit atyre. Smerret vesh per ke behet
PërgjigjuO shtet mut, pse nuk e beni si gjith bota kush e ka me te shtrejte paguan me shume.. kush ben aksidente paguan me shume.. shtet i kalbur nga koka, shpresoj ta lexoj edhe Edi Rama se ben si i drejte.
PërgjigjuAte ka bere vlla lexoje mire
Shoferet problematike nuk duhet te qarkullojne fare.
PërgjigjuNisma nuk e thote a do rritet siguracioni parimisht. Ne Maqedoni edhte 90 euro, ne e kemi 175. Siguracioni nderkomnetare kane 95 euro ne vit, ne mbin 200. Ja te presim per ke do jete bonus e per ke malus. Skeptik
Përgjigju