Një 25-vjeçar ka përfunduar në pranga ditën e sotme, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish të dashurës së tij 22-vjeçare. Burime nga policia kanë bërë me dije se në pranga ka rënw personi me iniciale M. N pasi ka ushtruar dhunë ndaj ish të dashurës së tij, pasi kjo e fundit nuk ka pranuar propozimin e tij për t’u rikthyer përsëri bashkë.
E gjithë kjo skemë është shënuar gjatë paradites në zonën e Yzberishtit, ku 22-vjeçarja është ndaluar në rrugë nga ish i dashuri i saj. Pasi kanë debatuar dhe e reja nuk ka pranuar të kthehet përsëri në një lidhje me të arrestuarin, djali ka filluar ta godasë në sy të të gjithë kalimtarëve.
Ndërkohë, burimet theksuan se gjatë dhënies së dëshmisë në polici, e reja ka pohuar se kishte tre muaj që ishte ndarë nga 25-vjeçari për shkak të dhunës së vazhdueshme që ai ushtronte ndaj saj. Por, pavarësisht kësaj, i riu nuk tërhiqej dhe vazhdonte të përdiqte vajzën kudo ajo ndodhej.
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com