'Rrëmbeu' djalin 6 ditë para gjyqit me bashkëshortin/ Daja i 35-vjeçares: Ja çfarë më rrefeu dy vite më parë, kishte frikë...

TIRANE- Daja i Mirela Zefit 35-vjeçares që u zhduk bashkë me djalin e saj 8-vjeçar në muajin Gusht ka shkruar pranë redaksisë së emisionit Pa Gjurmë ku tregon detaje të reja që mund të çojnë në zbulimin e vendndodhjes së tyre. Ai ka treguar se lajmin për zhdukjen e mbesës e ka parë pikërisht në emisionin 'Pa Gjurmë'.

Daja rrëfen se dy vite më parë vajza i është ankuar se nuk kishte mbështetje nga prindërit dhe kishte frikë nga bashkëshorti pasi ky i fundit nuk e lejonte të dilte jashtë shtëpisë për të punuar.

Në letër ai tregon edhe sjelljen që motra e tij, nënë e 35-vjeçares së zhdukur kishte ndaj vajzës së saj, duke i ushtruar vazhdimisht presioni se duhet të ishte mirënjohëse për pasurinë e bashkëshortit. Ai thotë se mbesa e tij mund të jetë larguar nga frika

Letra e plotë

Lajmin për zhdukjen e mbesës e kam  parë  në  emision  pas denoncimit  që bëri familja e bashkëshortit  të mbesës. Askush nuk më ka treguar nga familja e Mirelës për  largimin e saj nga Amerika . Mirela ka qenë një vajzë e mirë, e  qeshur dhe e padjallëzuar.  Para  2-3 vitesh më është ankuar vetëm mua dhe nuk e dinte askush tjetër për këtë bisedë, se nuk kishte mbështetjen nga prindërit se kishte frikë nga bashkëshorti dhe nuk  e lejonte të dilte dhe të punonte duke qëndruar vetëm në shtëpi.  Kur ishte beqare Mirela punonte  duke nxjerrë shpenzimet e veta. Sapo e kam marrë vesh lajmin  kam kontaktuar menjëherë me bashkëshortin e  Mirelës dhe me motrën time. Ka qenë data 1 tetor. Pas bisedës që kam pasur me të dy kam pasur grindje . Marinin e  kam qortuar dhe i kam folur ashpër për zhdukjen  e mbesës , por edhe motrën time sepse të dy e kanë fajin që nuk e kanë mbështetur Mirelën t'i qëndronin afër  duke qenë se ka pasur edhe probleme me shëndetin. 

Mbesa mund të mos ketë pasur kujdesin e duhur mund të këtë kaluar një fazë të vështirë dhe ka pasur nevojë që ti qëndrojnë afër por unë  e di që nuk e kanë bërë sepse e  njoh shumë mirë motrën time. Ajo ka një djalë I cili jeton në mal  në çadër vetëm ka qenë në Amerike është kthyer ka pasur disa probleme dhe askush nuk kujtohet për atë as mamaja e vet.  Mirela mund të mos këtë pasur as trajtimin e duhur nga ana e specialistëvë mund të këtë marrë vetëm ndonjë kurë në shtëpi dhe e kanë lënë me aq ku ajo mund të këtë pasur për më shumë trajtim ose të shtrohej në ndonjë qendër dhe nuk do të arrinte në këtë gjendje në të cilën thotë bashkëshorti. Jam I sigurt që ata  nuk e kanë marrë mundimin me i rënë mbrapa Mirelës e kanë anashkaluar. Mirela mund të këtë pasur nevojë për më shumë dashuri nga familja , një mbështetje sidomos nga mamaja e cila mban anën e Marinit  duke me thënë që Mirelës nuk i ka munguar asgjë  bashkëshorti ja ka plotësuar të gjitha, njeriu nuk ka nevojë vetëm për pasuri siç e thotë motra ime ka nevojë më shumë për një familje ta mbështetëse të jetë aty ku ka nevojë t'i jepnin më shumë dashuri për këtë ka pasur më shumë nevojë Mirela mendoj unë. Mendoj që këtë akt Mirela e ka bërë nga frika dhe po të kishte shumë probleme mendore nuk do të kishte mundësi ta kryente këtë  arratisje mund të mos ketë shumë probleme serioze.  Në qoftë se do të isha në dijeni nëse motra të më tregonte për problemet që kanë pasur gjërat mund të kishin shkuar dhe ndryshe mund ta kishim zgjidhur si çështje pa arritur deri këtu pa e bërë publike.

2 vite para se të largohej drejt Amerikës Mirela kishte shfaqur probleme psikologjike, ndërsa ndaloi së vazhduari kurën që merrte. Ajo nuk dërgonte as në shkollë të birin nga frika e një rrëmbimi, ndërsa sot akuzohet vetë për rrëmbim nga autoritetet Amerikane.

Mirela kujdesej për të birin ndërsa bashkëshorti Martini punonte në ndërtim. Më shumë se një dekadë bashkë, jeta e tyre ndryshoi në 360 gradë. Pas një jete të ndërtuar në Amerikan e largët, Mirela vendos të marrë djalin dhe të largohen. Në momentin që asaj i erdhi lajmërimi nga gjykata për t’u paraqitur me datë 22 gusht lidhur me kujdestarinë që kishte kërkuar bashkëshorti ndaj fëmijës, ajo largohet pa gjurmë, më datë 16 gusht të këtij viti, një javë para zhvillimit të kësaj séance.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këto janë pemët më të veçanta në mbarë botën për festat e fundvitit

Këto janë pemët më të veçanta në mbarë botën për festat e fundvitit