SARANDE- Policia e Sarandës ka arrestuar autorin e 6 lë lidhje me rrëmbimin e një 18-vjeçareje nga Tirana. Pas hetimeve të policisë në pranga ka përfunduar Endri Kabili, 24 vjeç, lindur e banues Shijak, Durrës. Ky shtetas dyshohet se ka tentuar të shtyjë për ushtrim prostitucioni shtetasen me inicialet M. I.,18 vjeç është shpallur në kërkim i si e larguar nga banesa në Tiranë.
 
Dy ditë më parë policia e Sarandës ka arrestuar në flagrancë 5 persona që ishin të përfshirë në ngjarje: Ermal Adem Taka 26 vjeç, banues në Shijak; Përparim Ismail Brecani 26 vjeç, banues Durrës; Arlind Shaqir Maroshi 21 vjeç; banues në Hamallaj Durrës; Amaril Shaqir Maroshi 19 vjeç, banues në Hamallaj Durrës; Ramiz Kujtim Cenaj, 19 vjeç, banues në Manëz.
 
Të arrestuarit kanë shfrytëzuar faktin që 18-vjeçarja ishte e vetme në mes të Sarandës dhe e kanë rrëmbyer duke e mbajtur me forcë në banesën e tyre. 6 të arrestuarit duke ushtruar dhunë fizike dhe kërcënime me armë të ftohta, i kanë hequr në mënyrë të paligjshme lirinë 18-vjeçares nga Tirana me inicialet M.I, e cila punonte kamariere në Bar-kafe "Monalisa" në qytetin e Sarandës.
 
Në fakt, e reja rezultonte e shpallur në kërkim pasi prindërit e kishin denoncuar të humbur, pasi ishte larguar nga familja pa dijeninë e tyre.

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)