ROME- Hetimi i rrëmbimit dhe pengmarrjes së biznesmenit italian 31 vjeçar, Andrea Calevo në të cilën u përfshinë dhe 4 shqiptarë, zbardh detaje të reja. Sipas prokurorisë italiane në krye të rrëmbimit ishte një shqiptar i identifikuar si Emiliano Shota.
“Tre ditë pas rrëmbimit Shota mendohet se është larguar me avion nga Pisa drejt Shqipërisë.”- zbulon skuadra e hetimit e Spezia Marta Perazzo. Shqiptari i dytë i cili është shpallur në kërkim dhe mendohet se dhe ai fshihet në Shqipëri. Shqiptari i dytë është identifikuar me pseudonimin “Terti”.
Ndërkohë që të arrestuar në Itali janë Simon Halilaj dhe Fabian Vila.
Prokuroria italiane firmosi dje urdhërarrestin ndërkombëtar ndaj Emiliano Shotës i njohur me pseudonimin “Terti” dhe autoritetet italiane i kërkuan autoriteteve shqiptare arrestimin e tij.
Calevo u rrëmbye më 16 dhjetor dhe sipas hetimeve italiane rrëmbimi është bërë nga 3 shqiptarë, Simon Halilaj, Terti dhe Emiliano Shota. Ndërkohë që Fabjian Vila u arrestua teksa po shoqëronte sipërmarrësin 70-vjeçar Pierluigi Destri, i cili dyshohet se është dhe organizatori i pengmarrjes. Calevo u mbajt peng për 15 ditë ndërsa u lirua falë një operacioni të mirëorganizuar nga policia italiane.
*Në foto, biznesmeni italian Andrea Calevo
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com