Rrembimi, policët kosovarë
sot para gjykatës së Kurshumlisë

Rrembimi, policët kosovarë<br />sot para gjykatës së Kurshumlisë
BEOGRAD- Serbi, dy policët kosovarë të arrestuar të shtunën paradite nga policia serbe do të dalin para gjykatës së Kurshumlisë. Ata për 48 orë, pasi u rrëmbyen nga komandot serbe në zonën kufitare ndërmjet dy vendeve.

Autorietet kosovare thonë se dy policët u rrëmbyen teksa po patrullonin në vijën kufitare, e cila edhe 13 vjet pas luftës mbetet e pashënuar, dhe se hetimet e ndërkombëtarëve EULEX, e KFOR do ta vërtetojnë. Ndërsa ministri i Brendshëm Ivica Daçiq pat deklaruar se dy policët kishin shkelur zonën e gjelbër, sipas tij, duke shkelur marrëveshjen ushtarako - teknike të Kumanovës të nënshkruar nga Serbia dhe NATO më 1999, sipas së cilës në këtë brez mund të lëvizin të armatosur vetëm KFOR-i dhe forcat serbe.

Ministri I Brendshëmi Kosovës Bajram Rexhepi pret angazhim më të madh të mekanizmave ndërkombëtarë për lirimin e dy policëve.

EULEX HETIME

Zyrtarë të Misionit të Bashkimit Evropian për policinë dhe drejtësinë u shprehën siç thanë, të befasuar dhe të shqetësuar me këtë incident. Zëdhënësi i këtij Misioni Anne Blanksma, i tha Zërit të Amerikës nëpërmjet telefonit, se janë duke u hetuar rrethanat dhe vendi i saktë i këtij incidenti.“Është vështirë të thuhet se si mundet që ky veprim të jetë në frymën e marrëveshjes për menaxhimin e përbashkët të kufirit”, tha ai duke shfaqur shpresën se incidenti do të zgjidhet shpejtë dhe tensionet do të ulen në interes të të gjithë qytetarëve në rajon.

Incidenti u dënua në shkallë të gjerë në Kosovë. Institucionet dhe partitë politike thanë se ky është sulm mbi integritetin institucional e tokësorë të Kosovës, në kundërshtim me vlerat evropiane të fqinjësisë së mirë, kundër bashkëpunimit rajonal dhe cenon rëndë marrëveshjet e arritura në mes të Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një pjesë e partive politike kritikuan edhe qeverinë e Kosovës për përfshirje ne bisedime me Serbinë, e cila siç thuhet, nuk ka hequr dorë nga pretendimet e saj edhe territoriale ndaj Kosovës.

Arrestimet e së shtunës, pasuan paralajmërimet e Ministrit serb të Punëve të Brendshme se autoritetet e Serbisë, do të kundërpërgjigjen ndaj arrestimeve të serbëve nga ana e autoriteteve të Prishtinës. Të hënën, ( javes se kaluar) policia e Kosovës arrestoi katër pjesëtarë të komunitetit serb, që po bartnin materiale për zgjedhjet e Serbisë, me çka sipas policisë, ata kishin shkelur rendin kushtetues të Kosovës. Në kundërpërgjigje policia serbe arrestoi dy shqiptarë, përfshirë Hasan Abazin, kryetar i sindikatave të industrialistëve të Kosovës derisa po udhëtonte për në Kroaci nëpërmjet territorit të Serbisë.

Këto zhvillime nxitën reagime të shumta përfshirë edhe departamentin amerikan të shtetit, Bashkimin Evropian si dhe organizata e ndryshme ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, të cilat bënë thirrje për shmangie të veprimeve që mund të nxisin tensionet të cilat edhe ashtu u shtuan pas paralajmërimeve të Beogradit se do të organizojë zgjedhjet lokale edhe në Kosovë. Prishtina zyrtare tha se këto synime paraqesin cenim të sovranitetit të Kosovës dhe paralajmëruan një plan të posaçëm për pengimin e zgjedhjeve lokale serbe.

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Hapet qarkullimi për aksin Thumanë-Kashar, i pranishëm kryeministri Rama

Hapet qarkullimi për aksin Thumanë-Kashar, i pranishëm kryeministri Rama