‘Rrëmbyen një vajzë’, policia sqaron se çfarë ndodhi në Tiranë! Shoqërohen dy të rinjtë

‘Rrëmbyen një vajzë’, policia sqaron se çfarë ndodhi në Tiranë! Shoqërohen dy të rinjtë

Foto ilustruese

Mbrëmjen e sotme në media online u raportua se në zonën e njohur si “Rruga e Qelqit” në Kombinat kishte ndodhur një incident i rëndë, ku një vajzë ishte rrëmbyer dhe ishte futur me forcë në një makinë.

Kjo shkaktoi lëvizjen e Policisë së Shtetit, e cila ka reaguar në lidhje me ngjarjen. Sipas policisë janë shoqëruar dy persona çift me njëri tjetrin të cilët kanë deklaruar në polici, se kanë pasur mosmarrëveshje me njëri-tjetrin për motive xhelozie.

‘Në lidhje me një shkrim të publikuar në një portal, i cili flet për rrëmbimin e një shtetaseje, ju sqarojmë:

Me marrjen e informacionit mbi këtë rast, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, janë angazhuar maksimalisht për sqarimin e rrethanave të këtij rasti, dhe shoqërimin e personave të përfshirë.

Bazuar në inteligjencën informative është bërë identifikimi i targës së automjetit tip "Benz", dhe shoqërimi në ambientet e Policisë i drejtuesit të tij, shtetasit K. M., dhe shtetases A. C., të cilët kanë deklaruar se në Rrugën e Qelqit, kanë patur një mosmarrëveshje me njëri-tjetrin, për motive xhelozie.’- njofton policia.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shtyhet shpallja e aktgjykimit ndaj Trumpit pas zgjedhjeve

Shtyhet shpallja e aktgjykimit ndaj Trumpit pas zgjedhjeve