GJERMANI - Një burrë 29-vjeçar, i armatosur me hanxhar dhe thikë, shkoi në një stacion policor në perëndim të Gjermanisë, ku i kërcënoi me vrasje oficerët dhe bërtiti në gjuhën arabe “Allahu Akbar” (Zoti është më i madhi), thanë hetuesit gjermanë të premten.
I dyshuari, me shtetësi shqiptare, u kap nga policia dhe nuk ka pasur asnjë të lënduar gjatë incidentit që ndodhi në stacionin policor në Linz, afër Bonit, në orët e hershme të mëngjesit të premten.
Ai është dërguar në mbajtje dhe ka pësuar lëndime të lehta gjatë arrestimit, tha policia.
Prokurorët thanë se ai dyshohet për tentim vrasje dhe për motive ekstremiste islamike.
Policia ka gjetur një flamur të Shtetit Islamik të vizatuar me dorë në mur gjatë bastisjes së banesës së 29-vjeçarit, thanë prokurorët.
“Kemi më shumë se një tregues se i pandehuri u motivua nga islamizmi radikal”, tha Michael Ebling, ministër i Brendshëm i landit perëndimor Rhineland-Palatinate.
Incidenti në Linz ndodhi një ditë pasi një burrë u qëllua me armë për vdekje nga policia në Munih. Ai dyshohej për tentim për të kryer sulm terrorist./ REL
G.K/S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.6%
-
Nuk e di
12.7%
Vota total: 3583
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ministri gjerman i Mbrojtjes: Aleatët e mëdhej europianë do të zbatojnë me shpejtësi objektivat e reja të NATO-s
14 Janar, 09:32
-
Gjermani/ Zgjedhje të parakohshme më 23 shkurt, ekstremi i djathtë: Nxjerrim vendin nga BE! Weidel e AfD dhe Scholz i SPD kandidatë për kancelarë
13 Janar, 15:19
-
Gjermania heton spiunazhin e dyshuar rus në bazat e saj ushtarake
13 Janar, 14:49
-
Para ardhjes së Trump motori i BE ka ngecur! Gjermania dhe Franca janë pa një qeveri të qëndrueshme
13 Janar, 08:05
-
Mijëra njerëz protestojnë kundër konventës së partisë së ekstremit të djathtë në Gjermani
11 Janar, 18:40
-
Gjermani/ Socialdemokratët nominojnë sërish Olaf Scholz si kandidat për kancelar në zgjedhjet e 23 shkurtit
11 Janar, 16:59
-
Gjermania rrit numrin e të dëbuarve! Vitin e kaluar u dëbuan 18,400 njerëz
8 Janar, 12:45
-
Dy të vrarë nga të shtënat me armë brenda një fabrike në Gjermani, autori i maskuar u arratis pas sulmit
7 Janar, 20:42
-
VIDEO/ U tërhoq nga Kombëtarja, Klaus Gjasula befason me ekipin e ri
7 Janar, 16:12
-
Nivel rekord i krimeve të ekstremit të djathtë në Gjermani
7 Janar, 08:35
-
Dëmtohet vepra artistike për Palestinën, Muzeu gjerman: Veprim i motivuar politikisht, të hetohet
5 Janar, 12:36
-
Scholz kritikon komentet 'çoroditëse' të Muskut
4 Janar, 17:23
Nuk ja mbajten ne lule te ballit
Përgjigju