Rrëshqitja e dherave, fshati Pruell në Lezhë i izoluar prej 2-javësh! Banorët: Asnjë reagim nga pushteti vendor

Banorët e fshatit Pruell në Lezhë, ku ndodhet dhe kisha shekullore e "Sh'Llezhdrit, prej 2 javësh kanë mbetur të izoluar. Shkak është bërë rrëshqitja e dherave si pasojë e shirave intensive, ç’ka solli bllokimin e rrugës që të çon për në qytet në një gjatësi prej 50 metrash, duke penalizuar familjet e fshatit dhe dhjetëra banorë të Spitenit që kanë pronat aty.

“Është bllokuar lëvizja dhe është problem se lidh komplet zonën malore dhe Kishën. Deri tani nuk është marrë asnjë lloj mase se njerëzit kanë mbetur të bllokua. Janë bllokuar 4-5 famije, kanë bagëtitë dhe stanet e të gjitha aty", thotë një banor. 

Teksa ankohen për mungesë të vëmendjes nga shteti banorët thonë se janë munduar vetë për hapjen e rrugës, pasi nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e pushtetit vendor. Ata thotë se edhe po të sëmuret një banor nuk kanë ku të drejtohen.

“Problem është rruga. Kemi varrezat e fshatit. Kemi patur dhe të sëmurë ndaj është shumë problem. Hala s’ka ardhur askush. Kemi ngelur këtu përditë vetë, se askush nuk merret me atë punë. Fjalë të mira na thonë në fushatë, po sa të kalojë fushat na harrojnë", shprehet banori. 

Segmenti me gjatësi rreth 10 km që lidh fshatin Pruell me rrugën nacionale Lezhë-Milot është i degraduar plotësisht, duke mbajtur peng zhvillimin e kësaj zone me potencial të madh turistik.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Ditë me diell e temperatura deri në 28 gradë celsius, parashikimi i motit për sot

Ditë me diell e temperatura deri në 28 gradë celsius, parashikimi i motit për sot