“Këtu është bërë një kontratë me një firmë tjetër, dhe është hequr ish firma. Ish firma ka ardhur ka marrë kazanin, një kazan ka qenë këtu i vendosur dhe nuk ka sjellë tjetër. Më e keqja është se kazani është shkarkuar me gjithë mbeturina dhe është hedhur në rrugë”, tha banori Sula.
[gallery]25282[/gallery]
Përveç mbeturinave, një problem tjetër në lagjen Kodër në Kashar është edhe rrëshqitja e dheut, ku fëmijët gjatë ditëve me shi per te shkuar ne shkollë detyrohet të veshin qese sipër këpucëve për të mos u bërë me baltë. “Merrnim qese nga shtëpia, i vishnim dhe kalonim rrugën. Dy qese i mbanim në xhep që t’i kishim kur të ktheheshim nga shkolla.
Atletet që bëheshin pis, vonoheshim duke shkuar në shkollë edhe mësuesja na thoshte pse erdhët me vonesë. Kërkojmë një rrugë sa më të mirë dhe një mjedis të parë”, thanë fëmijët për Report Tv. Report Tv takoi kryeplakun e fshatit, Zia Nozlli i cili deklaroi se ditën e hënë pajisja me kazan mbeturinash në lagjen Kodër, siç është bërë në çdo lagje tjetër, do të jetë e zgjidhur patjetër.
“Ditën e hënë makina e plehrave bashkë me kazanin është në lagjen Kodër”, premtoi kryeplaku. Ndërsa problematika e rrëshqitjes së dheut, sipas tij kërkon një plan më afatgjatë për t’u zgjidhur.
d.b/shqiptarja.com

VIDEO






