Pas reshjeve të dendura të shiut, në Përmet ka pasur edhe rrëshqitje dherash. Konkretisht, në fshatin Rapckë, rreshqitje të dherave pati pranë dy banesave.
Ndërkaq, në Njësinë Administrative Frashër, nga rruga kryqëzimi i fshatit Kreshovë deri në fshatin Frashër ka rrëshqitje inertesh dhe bllokim në 3 vënde.
Gjithashtu, rrëshqitje dherash ka edhe në fshatin Malëshovë të Këlcyrës. Bllokim pati rruga për në fshatin Mezhgoran të Tepelenës, por pas ndërhyrjes nga bashkia rruga është bërë e kalueshme.
Problematika vazhdon të ketë në Njësitë Administrative të Qarkut në furnizimin me shkëputje me energji elektrike.
Lajmi kryesor:
Moti i keq/ Viktima e parë, 54-vjeçari humb jetën në Durrës! Evakuime në Katund të Ri, Sukth dhe 3 fshatra të Fierit e Vlorës (VIDEO)










