Rrëshqitje dherash në Ruandë, të paktën 12 persona humbin jetën

Rrëshqitje dherash në Ruandë, të paktën 12 persona humbin jetën

Rrëshqitje dherash në Ruandë

Të paktën 12 persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë lënduar pas rrëshqitjeve të dheut në perëndim të Ruandës, kanë njoftuar zyrtarët. Autoritetet kanë njoftuar po ashtu se dhjetëra banorë të qarkut Karongi, ku ka pasur rrëshqitje të dheut, konsiderohen të zhdukur.

Zyrtarët kanë thënë se kërkimet për të zhdukurit po vazhdojnë. Rrëshqitja e dheut është shkaktuar pas shirave të rrëmbyeshëm. Rrëshqitjet e dheut në Ruanda janë të zakonshme. Nga muaji janar deri në muajin prill, mbi 180 persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëshqitjeve të dheut.

Rreth 10 mijë shtëpi, 58 rrugë dhe shtatë kisha po ashtu janë shkatërruar nga rrëshqitjet e dheut vetëm këtë vit, ka njoftuar Ministra për Menaxhimin e Fatkeqësive./REL/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?