Rrëshqitje dheu dhe përmbytje në Venezuelën lindore, humbin jetën 7 persona

Rrëshqitje dheu dhe përmbytje në Venezuelën lindore, humbin jetën 7 persona

Rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur kanë vrarë të paktën shtatë persona në bregdetin Anzoategui në Venezuelën lindore , njoftuan të premten autoritetet rajonale.

Guvernatori i shtetit Luis Marcano deklaroi se gjashtë trupa u gjetën në qytetin e Puerto La Cruz, dhe një tjetër trup ishte ai i një fëmije që u gjet në qytetin e afërt të Guanta.

Gati 80 persona humbën jetën në Venezuelë javët e fundit për shkak të shirave të dendur, ku 54 persona humbën jetën nga një rrëshqitje dheu që ndodhi më 8 tetor në Las Tejerías, në shtetin veri-qendror të Aragua, sipas raporteve zyrtare.

1000 punonjës shpëtimi, vullnetarë dhe zyrtarë të sigurisë janë vendosur në Anzoategui.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ ​ Zjarr në një banesë në Lazarat

VIDEO/ ​ Zjarr në një banesë në Lazarat