Reshjet e shiut të cilat kanë rënë në zonën e Elbasanit, kanë krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve në shumë akse rrugore ku në Elbasan - Librazhd është bllokuar për disa orë qarkullimi i automjeteve por ARRSH njofton se ka rifilluar perseri qarkullimi i automjeteve.

traktoret

traktoret

traktoret


Bllokimi
Paraditen e së enjtes, si pasojë e rrëshqitjes së një masivi të madh  dheu, aksi rrugor Elbasan -Librazhd në vendin e quajtur Xibrakë tek ish magazinat e Rezervave të Shtetit, është bllokuar duke lënë pezull qarkullimin e mjeteve që i drejtohen Elbasanit apo Librazhdit.

Poicia rrugore, sipas autoriteteve është në vendin ku ka rënë masivi i dheut dhe po largon automjetet larg zonës së rrezikut pasi mund të ketë rrëshqitje dheu përsëri.

Ndërkohë është njoftuar drejtoria e rrugëve dhe firma kontraktuese për te hapur rrugën nëmënyrë që të gjithë drejtuesit e automjeteve të kenë mundësi që të shkojnë nga Librazhdi në Elbasan e anasjellts.

shembje dheu ne rruge

shembje dheu ne rruge

shembje dheu ne rruge


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)