Rrëshqitjet e dheut në Norvegji: Gjendet trupi i dytë

Rrëshqitjet e dheut në Norvegji: Gjendet trupi i dytë

Një trup i dytë është gjetur në kërkim për të zhdukurit pas një rrëshqitje masive toke që shkatërroi dhjetëra shtëpi në Norvegji.  Mediat lokale cituan komandantin e policisë Roy Alkvist të thoshte që trupi u gjet të Shtunën, por që nuk dha asnjë detaj tjetër.

Tetë persona mbeten të zhdukur pas rrëshqitjes së tokës  të Mërkurën. Trupi i parë u gjet të Premten .

Pas rrëshqitjeve u përdorën helikopterë dhe dronë për të zhvilluar kërkime në rreth 25 km në veri-lindje të kryeqytetit.

Ekipet e shpëtimit janë në një garë me kohën, me vetëm disa orë dritë dite në dimrin Norvegjez për të zhvilluar kërkimet. Kushtet gjithashtu kanë rezultuar sfiduese, me temperaturat që zbresin në -1C (30F) dhe toka prej balte rezulton shumë e paqëndrueshme për të ecur.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka