Rrëshqitjet e dheut, Rruga e Kombit
me një kalim prej 24 orësh

Rrëshqitjet e dheut, Rruga e Kombit<br />me një kalim prej 24 orësh
MIRDITË - Reshjet e para të stinës së vjeshtës kanë nxjerrë në pah problemet me rrugët në veri të vendit.

Aktualisht, janë bllokuar nga rrëshqitja e dherave akset Gjegjan-Fushë Arrëz, si dhe Gjegjan –Shpal, që të çon tek rruga e Kombit.

Sipas drejtorit të autoritetit të rrugëve për veriun e vendit, Nesti Kiri janë dërguar mjetet e duhura për të liruar këto dy akse, si dhe po monitorohet situata në rrugën e Kombit, pasi mund të ketë shembje dherash në segmente të ndryshme.

Në rrugën e Kombit aktualisht në dy vende, kalimi bëhet vetëm në një krah, pasi ka shumë shembje.

Po ashtu, për të mbajtur nën kontroll situatën janë dërguar në afërsi të Gjegjan në Mirditë edhe forca të shumta te FNSH-së.
rruga e kombit e shembur

Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lirohet nga detyra zv.ministri i Bujqësisë, Enio Civici! Ikën edhe inspektori i Përgjithshëm i SHISH, ja kush e zëvendëson

Lirohet nga detyra zv.ministri i Bujqësisë, Enio Civici! Ikën edhe inspektori i Përgjithshëm i SHISH, ja kush e zëvendëson