Rreth 1 muaj pa drejtues, Jehona Varfi do të jetë drejtoresha e re e Cirkut Kombëtar

Rreth 1 muaj pa drejtues, Jehona Varfi do të jetë drejtoresha e re e Cirkut Kombëtar

Jehona Varfi

Jehona Varfi do të jetë drejtoresha e re e Cirkut Kombëtar. Diplomuar në Trashëgimi Kulturore nga Universiteti i Prishtinës në vitin 2010, me bursë të plotë nga Agjencia Austriake për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Edukim dhe Kërkim, Jehona ka ndërtuar një karrierë të pasur në fushën e menaxhimit kulturor dhe rinor.

Me përvojë në menaxhimin e projekteve strategjike, trashëgimisë kulturore dhe politikave publike, Jehona ka kontribuar në zhvillimin e politikave rinore në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Drejtimi i saj në Cirkun Kombëtar pritet të sjellë një frymë të re dhe kreative, duke synuar një platformë më të gjerë për artistët e rinj dhe ngritje të institucionit në nivelin që ai meriton, me një kalendar të pasur kulturor e bashkëpunime rajonale, si dhe në rritjen e kapaciteteve njerëzore.

Më herët, Cirku Kombëtar drejtohej nga Laid Ymeri, i cili u lirua nga detyra më 25 shtator 2024.

SI.E./B.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë