Et'hem Fezollari tregon natën e 3 korrikut të vitit 1975 kur bashkë me familjen u arratisën nga Pogradeci për të fituar lirinë: “Ne kishim vendosur, ose vdesim të gjithë, ose jetojmë të lirë të gjithë! Fati ishte me ne, kaluam shëndosh e mirë matanë” 16 anëtarë të familjes Fezollari, 8 pre tyre fëmijë lundruan gjithë natën në liqen, me varkë artizanale dhe arritën të dalin gjallë matanë kufirit, në Ohër të Maqedonisë, që asokohe ishte pjesë e Jugosllavisë. Por fatin e familjes Fezollari nuk e kanë patur të gjithë të arratisurit. Shumë prej shqiptarëve që tentuan të shkelin kufirin në diktaturë u vranë nga ushtarët, të tjerë u përballën me gjyqe për “tradhti ndaj atdheut”.
Pikërisht për të vrasjet e ndodhura në kufi, gjatë viteve 1944-1990, Autoriteti i Dosjeve organizoi një simpozium në Pogradec me temë “Kufijtë e Diktaturës, kuadri ligjor dhe institucional”.
“Në gjithë vendin ishin afro 15 mijë persona të arratisur. Zona e Korçës ndër më të prekurat por dhe Shkodra e zonat e tjera kufitare. Përndjekja ka qene shumë e egër deri në vitin ’90. Qëllimi i këtij simpoziumi është ta sjellim më afër komunitetit. Një përpjekje për të mbajtur gjallë kujtesën kolektive për atë pjesë të dhimbshme të historisë shqiptare gjatë diktaturë”, tha drejtuesja e Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sula.
Rreth 15 mijë persona numërohen te arratisur ne raportet e Sigurimit te Shtetit, nga 1944 deri ne vitin 1990, pa llogaritur ata që ikën përmes ambasadave. Rreth 998 te tjerë vdiqën ose u vranë nga regjimi në ketë përpjekje per liri. Shume prej te vrarëve nuk kanë varre, tha Gentiana Sula, pasi Sigurimi i Shtetit, asokohe nuk ua ka dorëzuar eshtrat familjarëve për të shmangur hetimet mbi vrasjet në kufi.
Tabelë: Të arratisurit sipas qyteteve. Burimi: Autoriteti i Dosjeve
R.D/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
30.5%
-
Të gabuar
55.6%
-
Nuk e di
13.9%
Vota total: 151
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Autoriteti i Dosjeve propozim për Vilën 31 me ekspozita për jetën personale të Enver Hoxhës dhe Koçi Xoxes! Workshope për artin në diktaturë dhe ture me histori personale
17 Janar, 20:37
-
Begaj takon Autoritetin e Dosjeve të ish-Sigurimit: Verifikoni në kohë pastërtinë e figurave që do kandidojnë në zgjedhjet e 11 Majit (VIDEO)
14 Janar, 13:05
-
Burgu i Spaçit/ Ekspozohen foto-video dhe dëshmi nga ish-të dënuar: E kam prekur dhimbjen deri në gërmën e fundit
20 Dhjetor 2024, 17:50
-
Eduard Zaloshnja: Rreth 800 mijë banorë të rritur me prejardhje nga familje ish-të persekutuara para një dekade, po sot?
20 Nëntor 2024, 13:32
-
Verifikimi i kandidatëve për zgjedhjet 2025/ Autoriteti i Dosjeve: Partitë të dorëzojnë emrat 70 ditë para
12 Nëntor 2024, 14:09
-
Debate te Komisioni i Ligjeve/ 'Dosja I.M.', Bardhi: Na tronditët Nikollën, Balla lidhi kokën me shami, çfarë u bë me të? U keqpërdorët! Sula: Na dilte i paverifikuar, s'merremi me politikë
12 Nëntor 2024, 12:01
-
Qasja në dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit! OSBE: Të jetë e përgjegjshme dhe transparente! Sula: Thesar për të kuptuar 50 vitet e diktaturës
25 Tetor 2024, 18:49
-
Kineastë dhe gazetarë të njohur nga Britania dhe Gjermania 'zbarkuan' në arkivin e ish-Sigurimit të Shtetit
20 Shtator 2024, 22:20
-
Kryetarja e AIDSSH, Sula prezantoi në parlament raportin vjetor 2023: Në sitë zyrtarë të lartë dhe kandidatë! Hetime për varret e të të zhdukurve në diktaturë
19 Korrik 2024, 19:26
-
Çelet fondi arkivor i degës së Sigurimit të Naftës, kryetarja e Autoritetit: Kalvari i vuajtjeve të tyre meriton përmendore
3 Korrik 2024, 21:04
-
Autoriteti i Dosjeve firmos marrëveshje bashkëpunimi me Shoqatën "Çamëria", ekspozohen 105 Dosje
31 Maj 2024, 19:04
-
Debati për ndërtimin e muzeut të krimeve të komunizmit, Rithemelimi krah ish-të Përndjekurve: Muzeu në ish-burgun e Spaçit, jo në Reps!
23 Maj 2024, 09:03
Nderkohe ne 35 vjet kane ikur 1.5 milion dhe me qindra mijera te mbytur ne dete apo kufinjve me Greqine. Bejeni llogarine vet.
PërgjigjuDjaloshi, mos u merr me keto pune se jane te thella po rri poshte ballkonit te komunistit Sali qe bente deshmitarin e rreme gjyqeve dhe doktor i bllokut. Mos harro qe jeni aleate me VULLNETARIN e sigurimit I.META. Rri aty e enderro per nje cop mjalt te Saliut.
Po o komunist i fëlliqur, por këta nuk janë torturuar apo vrarë për fjalën e lirë