Rreth 1.5 milionë vaksinime deri tani, Manastirliu apelon në veçanti pedagogë e studentë: Vaksinohuni

Rreth 1.5 milionë vaksinime deri tani, Manastirliu apelon në veçanti pedagogë e studentë: Vaksinohuni

Rreth 1.5 milionë qytetarë shqiptarë deri më tani kanë marrë një dozë të vaksinash COVID.Lajmin e dhënë përmes një postimi në Facebook, ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu.  Ajo ka apeluar fort, në veçanti kategoritë si pedagogë, studentë e  mësues të shfrytëzojnë këtë muaj për vaksinim.

 Nëpërmjet postimit, gjithashtu bëhet me dije se “deri më tani janë kryer 1,499,898 testime në të gjithë vendin. Për të kryer vaksinën, mjafton vetëm një kartë identiteti”, vijon Manastirliu.

Rikujtojmë se Komiteti Teknik i Ekspertëve në mbledhjen e 30 gushtit njoftoi se si pasojë e përkeqësimit të situatës së pandemisë në vend, për shkak të rritjes së rasteve të infektimeve dhe shtrimeve në spital vaksinimi do të jetë i detyrueshëm për 3 kategori: stafe mjekësore, arsimtarë dhe studentë. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu sqaroi në mbledhje se qëllimi në vetvete i vendimit për vaksinim të detyruar për këto 3 grupe nuk është pezullimi nga puna por nxitja drejt vaksinimit.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sot 5 vite nga themelimi i SPAK, SHBA mbështetje për reformën në drejtësi! Zv.ndihmës sekretari për Ballkanin Perëndimor në Tiranë

Sot 5 vite nga themelimi i SPAK, SHBA mbështetje për reformën në drejtësi! Zv.ndihmës sekretari për Ballkanin Perëndimor në Tiranë