Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Rreth 23 mijë gjoba, arrestohen 39 drejtues mjetesh

Drejtoria e Policisë Rrugore ka publikuar bilancin e masave administrative, procedimeve por edhe arrestimeve të javës që lamë pas, ndaj shoferëve që kanë kryer shkelje të Kodit Rrugor.

Sipas policisë, janë vendosur në të gjithë vendin 23,414 gjoba shumica prej të cilave për shpejtësi tej normave të lejuara, për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjetit dhe për mospërdorim të rripit të sigurimit.

Blutë sqarojnë se janë arrestuar gjatë kësaj jave janë arrestuar 39 drejtues mjetesh, për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe për drejtim të mjetit pa leje drejtimi, ndërsa janë evidentuar nëpërmjet radarëve dhe poliskanëve, 1456 drejtues automjetesh të cilët qarkullonin me shpejtësi  40 deri në 100 km në orë mbi normën e lejuar.

Masat administrative:

-23,414 masa administrative në të gjithë vendin

-5678 për shpejtësi tej normave të lejuara, me sanksione plotësuese.

-1123 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit

-1235  për mospërdorim të rripit të sigurimit

-2134 për parakalime të gabuara

-215 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse

-98 për manovra të rrezikshme në rrugë

-267  për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit

-9875 për parkim të gabuar

-2789 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor

S.B/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?



×

Lajmi i fundit

Spikat Vllaznia - Partizani dhe Egnatia - Dinamo, kalendari i javës së 10-të në Superligë

Spikat Vllaznia - Partizani dhe Egnatia - Dinamo, kalendari i javës së 10-të në Superligë