Ekzekutimi me eksploziv në makinë të gjykatësit të Vlorës Skerdilajd Konomi, në shtator të vitit 2011, solli në qendër të vëmendjen ekzekutimet që kryheshin me bomba të telekomanduara.
 
Më 27 Janar të vitit 2012 një sasi tritoli do të vendosej në automjetin e efektivit të policisë së Vlorës Andi Begaj, që do të pasonte vetëm dëme materiale.
 
Në 3 qershor shpërthen një sasi tritoli në banesën kreut të partisë demokratike të Vlorës njëherazi dhe kandidatit për deputet Ardian Kollozit. Nuk pati të lënduar në njerëz.
 
23 qershor një sasi eksplozivi C4 e telekomanduar shpërtheu në automjetin “Fuoristradë BMW”, të sekretarit të Partisë Socialiste Vlorë, Kreshnik Tepelena. Nuk pati të lënduar.
 
Në 8 shtator shpërthen në Tiranë në lëvizje një automjet ku ndodheshin 4 persona mes të cilëve dhe fëmijë. Gjymtohet drejtuesi Petrit Marku, emigrant në Belgjikë që ishte dhe objektivi.
 
Në 12 shtator i hedhin në erë automjetin shefit të krimeve të Komisariatit numër 1, Artur Hyka. Nuk pati të lënduar.
 
Në 16 shtator i hedhin në erë automjetin efektivit të policisë rrugore të qarkut të Lezhës, Kujtim Çardaku. Ngjarja në qendër të qytetit të Shkodrës, nuk pati të lënduar.
 
Në 24 shtator, i vihet eksploziv makinës së ndërtuesit Arben Xhaferri, tek Kodrat e Liqenit në Tiranë. Nuk pati të lënduar.
 
1 tetor, Ardit Roshi, hedh një kallëp tritoli në banesën e ish-të fejuarës duke shkaktuar dëme materiale. Arrestohet nga Policia.
 
Në 11 tetor, në Krujë shkatërrohet me eksploziv zyra e avokatit Shkëlqim Frangu. Ndërsa një tjetër shpërthim ndodh në parukerinë e Rajmonda Shegës nga fshati Nikël.
 
Në 24 tetor, oficeri i Komisariatit Numër 6 të Policisë në Kombinat i shpëton mrekullisht një atentati me eksploziv. Ai ndodhej brenda automjetit kur u shpërtheu, por nuk mori plagë të rënda.
 
Në 27 tetor, shpërthen makina e shefit të Policisë Gjyqësore Sarandë Altin Abduli. Nuk pati persona të lënduar.
 
Në 10 nëntor, shpërthen me eksploziv makina e kreut të FRESSH-it në Elbasan, Vangjel Ranxha. Nuk ka të lënduar.
 
Në 23 nëntor, një sasi e vogël eksplozivi shpërthen pranë banesës së shefit të Klubit Sportiv Elbasani, që shkaktoi dëme të shumta.
 
Në 3 dhjetor, duke përgatitur eksplozivin, plagoset Roland Cakërri. Nga hetimet rezultoi se dy të rinj mbanin eksplozivin që shpërtheu aksidentalisht.
 
Në 18 dhjetor regjistrohet një shpërthim në një lokal pranë “Shkollës së Baletit” në kryeqytet. Por fatmirësisht si pasojë e shpërthim por pa persona të lënduar.
 
Në 28 dhjetor, shpërthen në qendër të Ersekës automjeti i drejtorit të Ujësjellësit Oresti M., Për fat të mirë dëmet ishin në materiale.
 
Në 31 dhjetor, hidhet në erë shtylla e tensionit të lartë të Interkonjeksionit Tiranë-Podgoricë, në Milot. Ngjarja klasifikohet akt terrorist.
 
Në 6 janar të vitit 2014, shpërthen një granatë në banesën e kreut të Partisë Demokratike në Pogradec. Shpërthimi shkaktoi dëme materiale.
 
Në 20 janar i kryhet një atentat me eksploziv teksa lëvizte me makinë kreut të komunës Qendër në Vlorë, Fredo Berberi duke e plagosur rëndë.
 
Në 20 janar, një sasi e vogël eksplozivi ka shpërthyer në ambientet e policisë së Fushë-Krujës duke shkaktuar disa dëme materiale.
 
Në 21 janar, një sasi tritoli shpërthen në banesën në Kamëz të shefit të Policisë së Burgut Fushë-Krujë, Lulzim Haxhia. Dëmet ishin vetëm në materiale.
 
Në 23 janar, plagoset nga një shpërthim me ekploziv në zonën e Plazhit të Durrësit dhe ndërron jetë në spitalin Ushtarak, Xhemal Çela.
 
Në 10 shkurt shpërthen një sasi tritoli në oborrin në banesën e porositësit të vrasjeve, Andon Mëhillaj. S’pati të lënduar.
 
Në 18 shkurt, i vendoset lëndë plasëse makinës së juristit të Prokurorisë në zonën e Liqenit Artificial. Nuk pati të lënduar.
 
Në 25 shkurt shpërthen automjeti i policit të burgut të Fushë Krujës Alfred Mema, policia arrestoi autorin Jetmir Ziri.
 
Në 26 shkurt një shpërthim në kompleksin lokal-hotel “Glifon”, në Tiranë ka gjymtuar pronarin Armand Çeka, që ishte dhe objekti si edhe punonjësin Julian Çela. Plagë më të lehta mori badigardi i Çekës, Artur Sharra.
 
27 shkurt, në Vorë, u ekzekutua me shpërthim me celular Baki Xhabafti.

Më 28 shkurt, një automjet i parkuar para një pallati në lagjen “Punëtori” në Fushë-Krujë ka shpërthyer, pasi i është vendosur eksploziv. Nuk pati të lënduar.

Më 28 shkurt, automjeti i punonjësit të SHISH, Lumturi Sula, në qytetin e Burrelit është bërë objektiv i një shpërthimi më lëndë plasëse. Nuk pati të lënduar.

Në 3 mars një shpërthim i fuqishëm ka shkatërruar hyrjen e katit të tetë të një pallati në rrugën “Prokop Mima”, pranë kompleksit Dinamo në Tiranë. Objekt i sulmit ka qenë banesa e Ermal Kokës, biznesmen i materialeve elektrike tek rruga “Siri Kodra”. Plagoset një vajzë.

Redaksia Online