Rreth 4 milionë qytetarë ukrainas qëndrojnë në Evropë

Rreth 4 milionë qytetarë ukrainas qëndrojnë në Evropë

1695795196_lkjned.jpg

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk, tha se rreth 4 milionë qytetarë ukrainas qëndrojnë në Evropë me statusin si azilkërkues.

“Rreth katër milionë qytetarë ukrainas me statusin e azilkërkuesve të përkohshëm qëndrojnë në Evropë”, tha Vereshchuk, raporton agjencia e lajmeve ukrainase Ukrinform.

Ajo tha se secili prej vendeve evropiane përcakton sasinë dhe kushtet e ndihmës për ukrainasit që ikin nga lufta.

Vereshchuk tha se në 13 shtator, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen njoftoi synimin e Komisionit Evropian për të zgjatur programin e mbrojtjes së përkohshme për ukrainasit për 18 muaj.

Sipas Vereshchuk, shumica e ukrainasve janë tani në Gjermani 27%. Ajo shtoi se Gjermania planifikon të reduktojë shpenzimet federale për ndihmën për refugjatët ukrainas, por ndihma e synuar do të rritet me 12%.

Siç është raportuar, Komisioni Evropian propozoi zgjatjen e Direktivës së Mbrojtjes së Përkohshme, të cilën BE-ja e aktivizoi për t’u siguruar ukrainasve që ikin nga agresioni rus në BE gjithçka që u nevojitet, duke përfshirë azilin, punësimin dhe shërbimet sociale.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Kievi: Dronët iranianë të prodhuar me komponentë evropianë! Kievi konfirmon se grupi Wagner është kthyer në lindje të Ukrainës


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale