Rreth 400 të vdekur nga përmbytjet në Indi, dhjetëra të zhdukur

Rreth 400 të vdekur nga përmbytjet në Indi, dhjetëra të zhdukur

Pamje nga kampi, ku janë strehuar banorët e zonave të përmbytura

Përmbytjet në  Indi kanë shkaktuar rreth 400 viktima, kanë raportuar  autoritet vendase. Përmbytjet kanë përfshirë prej ditësh shtetin Indian të Keralas, ku dhjetëra njerëz rezultojnë të zhdukur dhe 1.2 milionë janë strehuar nëpër kampe.

Kerala është përfshirë nga reshjet e shiut, të cilat kanë qenë 40% më të mëdha sesa sezonet e kaluara. Për shkak të ujit të ndotur dhe kushteve të këqija higjienike, autoritetet i frikësohen sëmundjeve dhe në këto zona janë dërguar ekspertët sanitarë.

Ndërsa dëmi nga përmbytjet deri tani vlerësohet në mbi tre miliardë dollarë, dhe pritet që kjo vlerë të rritet. Por sfida më e madhe për autoritetet indiane, është pastrimi i zonave dhe i shtëpive për të mundësuar kthimin e banorëve dhe situatën në normalitet.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën