Të 50 mijë vendet e koncertit të grupit australian të rrokut AC/DC, që do të zhvillohet më 5 qershor 2015 në stadiumin “Letzigrund” në Zyrih, u shitën krejtësisht brenda gjashtë minutash, njoftuan sot organizatorët e koncertit.
Grupi që këndon në rrymën “hard-rock” kishte shpallur më 12 dhjetor 20 datat e koncerteve që do të zhvillojë gjatë turit në evropë, duke filluar nga Holanda në fillim të majit.
“Angus Young and co” do të fillojnë këtë tur evropian më 5 maj në Arnhem (Holandë), më pas ata do të vizitojnë Gjermaninë, Francën, Spanjën, Britaninë e Madhe, vendet Skandinave dhe Poloninë deri në fund të korrikut, sipas kalendarit të paraqitur nga kompania “Columbia” (Sony).
“Rock or Bust”, është albumi i fundit i publikuar nga kitaristi Angus Young, dhe i shfaqur më 1 dhjetor.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com