Rrethi i Arktikut, 100 vatra zjarri shkrumbojnë “çatinë” e Tokës (VIDEO)

Vala anormale e nxehtësisë që ka goditur Evropën ditët e fundit, duke prekur majat e shkallës së mërkurit, po arrin në Groenlandë duke prodhuar rritjen e temperaturave dhe përshpejtimin e shkrirjes së akullnajave, tashmë të prekur nga ndryshimet klimaterike.

Shkaku i alarmit të lëshuar nga Organizata Botërore Meteorologjike, është i dukshëm me sy të lirë në imazhet satelitorë.

Efektet e globalizimit janë gjithnjë e më të dhunshme: po digjen brigjet e Rrethit Arktik, nga Grenlanda në Siberi.

Nga Kanadaja në Alaskë , më shumë se 100 vatra zjarri, me intensitet dhe kohëzgjatje, që prej muajit qershor po shkrumbojnë çatinë e Tokës, një fenomen që ekspertët nuk hezitojnë ta përcaktojnë të pashembullt.

Midis 1 qershorit dhe 21 korrikut, zjarret “ngopën” atmosferën me rreth 100 milion ton dioksid karboni,  pak më pak se emetimet totale të Belgjikës në vitin 2017.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja