Rrethimi i Niklës në shtator/ Gjykata dënon vëllanë e Durim Bamit dhe Mariglen Hakën

Rrethimi i Niklës në shtator/ Gjykata dënon vëllanë e Durim Bamit dhe Mariglen Hakën

Operacioni ne Nikël ne shtator te 2018

Disa muaj pasi dy repartet e policisë RENEA dhe FNSH rrethuan fshatin Nikël dhe arrestuan në mesnatë katër persona për armë dhe municione pa lejë,gjykata e Krujës pak ditë më parë ka dënuar katër të arrestuarit. Mariglen Haka është dënuar me 1.6 vite burg, nga 2.6 vite heqje lirie që kishte kërkuar prokurori i çështjes. Ndërkohë 2 vjet burgim gjykata ka dhënë për Lutfi Hakën, duke e konvertuar këtë masë me kusht në shërbim prove, 1.5 vite burgim për Ylli Cangun, 15 muaj burgim për Skënder Lazen dhe 1 vit burgim për Valter Bamin, vëllain e Durim Bamit.

Këta persona akuzohen për Mbajtjes pa lejë të municioneve luftarake” dhe “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. “Shqiptarja.com” mëson se të pandehurit Lutfi Haka me masën e sigurisë “arrest shtepi”, Marklen Haka në “arrest në burg”, Skënder Leza në “arrest në burg” Valter Bami në “arrest shtepie” dhe Ylli Cangu në “arrest në burg”, do kërkojnë në seancën e rradhës masa më të buta dënimi dhe pafajësi. Pesë të pandehurit u ndaluan gjatë një aksioni që RENEA bëri në 2018 në fshatin Nikël.

Gjatë kontrollit të banesave policia sekuestroi armë, municione dhe hashash. Por vetëm pak ditë pas arrestimit të tyre, gjykata e Krujës vendosi të lirojë nga burgu të moshuarin Lutfi Haka, duke e lënë në masën e arrestit në shtëpi. Ndërkohë në dhjetor të 2018,Gjykata e Krujës ka vendosur të lirojë nga qelia Valter Bamin, vllain e Durim Bamit, duke urdhëruar që ai të qëndrojë në masës e “arrestit në shtëpi”. Vendimi për Bamin është dhënë në datën 5 dhjetor 2018 nga gjykata, e cila gjatë shqyrtimit gjyqësor, ka vendosur të mos pranojë kërkesën e prokurorisë për të mbajtur Bamin në qeli.

Në procesin e gjykimit për zëvendësimin e masës së sigurisë gjykata vlerësoi një akt-ekpertimi të laboratorit të policisë shkencore pranë ministrisë së Brendshme, i cili ka dalë në konkluzjonin se arma tip pushkë e sekuestruar në banesën e Valter Bamit, nuk përmbush kriteret e një arme zjarri. Pushka nuk kryhen qitje pasi është një pushkë me ajër,e cila punon me kompresor dhe hyn në armët sportive. Kaq i ka mjaftuar gjykatës së Krujës për të zbutur masën e sigurisë për Valter Bamin, të cilin e ka nxjerë nga qelia duke e dërguar në masën e “arrestit shtëpiak”. Ndërkohë, nuk është marrë një vendim i tillë për të arrestuarin tjetër Ylli Çangu, për të cilin gjykata e Krujës në datën 5 dhjetor 2018 ka vendosur të mos pranojë kërkesën e avokatëve për zbutjen e masës së dënimit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim